-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

E tmerrshme: Lind në karrocën e spitalit, foshnja tërhiqet zvarrë 12 metra dhe vdes (Video)

Më të lexuarat

U tërhoq zvarrë për 12 metra me kokën poshtë, ndërsa ishte i lidhur me kordonin e nënës së tij, e cila sapo e kishte lindur.

12 metra të cilat rezultuan fatale për fëmijën që sapo kishte ardhur në jetë, i cili gjeti vdekjen prej plagëve të marra gjatë tërheqjes zvarrë në korridorin e spitalit të Luoyang, në Kinë.

 

Gruaja duhet ta sillte në jetë fëmijën me operacion, por ndërsa po dërgohej për në sallë në një karrocë me rrota, lindi në karrocën e spitalit dhe fëmija u tërhoq për metra të tëra, deri sa një infermiere pikasi kokën e fëmijës në këmbët e gruas, i lidhur ende me kordonin e nënës, transmeton noa.

 

Vogëlushi përplasi fuqishëm kokën në dysheme dhe pavarësisht çdo ndihme të dhënë u deklarua i vdekur disa orë më vonë. Spitali ku ndodhi ngjarja mori përsipër përgjegjësitë dhe ofroi një shpërblim prej 5000 yuan ose rreth 800 dollarë.

 

Prindërit e vogëlushit e kanë çuar çështjen në gjykatë, duke kërkuar 32 mijë dollarë shpërblim. Lidhur me këtë ngjarje është hapur një hetim nga departamenti shëndetësor i qytetit.

 “>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit