-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Lumi Vjosa kërcënon vërshimin e shumë rajoneve

Më të lexuarat

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve veçanërisht në zonat jugore dhe juglindore të vendit.

Lumi Vjosë duket më shumë se kurrë agresiv sot, duke kërcënuar zonat në afërsi të burimeve të tij, e për këtë arsye kryetari i Bashkisë së Përmetit ka dhënë alarmin për marrjen e masave përgjatë rrjedhës së këtij lumi.

Në lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve të mesditës, kryebashkiaku i Përmetit, Gilberto Jaçe, ka thënë se për momentin është vërejtur një rënie e nivelit të ujërave të Vjosës në këtë qytet, por ka shprehur shqetësim për zonat në rrjedhën e poshtme të lumit.

“Disa ura kalimi që lidhnin fshatrat e zonës me qytetin tashmë nuk ekzistojnë, sepse janë rrëmbyer nga lumi. Rruga nacionale Përmet-Korçë vijon të jetë e bllokuar, por këtu nuk ka rreziqe për jetë njerëzish, pavarësisht se ka pasur disa probleme në Këlcyrë. Shpresojmë që kjo situatë të vazhdojë kështu, sepse reshjet duken se po bien. Megjithatë dua të bëj apel për të gjitha zonat në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa, pasi këto lloj prurjesh janë historike, nuk janë parë kurrë në të kaluarën në këto zona, ndaj dhe nisur nga eksperiencat e shkuara kërkoj që të gjithë banorët, edhe ata që nuk e kanë menduar kurrë se mund të përmbyten nga Vjosa, të jenë të gatshëm për t’u evakuuar dhe duhen larguar urgjentisht nga shtëpitë, pasi gjithçka mund të ndodhë pas disa orësh, kur e gjithë kjo rrjedhë të zbresë në zonat e poshtme. Kam frikë se situata mund të përkeqësohet në ato zona, pasi këtu në Përmet pavarësisht dëmeve të konsiderueshme, nuk ka më rrezik për njerëzit. Në terren janë marrë të gjitha masat dhe besoj se pas pak momentesh mund të hapet edhe rruga nacionale me rënien e nivelit të lumit Vjosa”, u shpreh Jaçe për tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit