10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Një shofer i dehur saudit mbyti 6 njerëz, ky është dënimi i tij

Më të lexuarat

Ai ishte plotësisht i dehur: Shoferi saudit Muhammed Al-Qahtani ishte përgjegjës për vdekjen e 6 anëtarëve të një familje, 4 vite më parë në Riad të Arabisë Saudite. Sipas njoftimeve të fundit ky shofer ishte ekzekutuar javën e kaluar.

Qahtani ishte 41 vjeç dhe po ngiste makinën e tij nën ndikimin e alkoolit kur ai u përplas me një makinë tjetër, ku shkaktoi vdekjen e gjashtë qytetarëve të Arabisë Saudite.

Viktimat ishin duke u vozitur me Audi-në e re: Abdul Malik Al-Dihaim, 4 motrat e tija Hissah Al-Dihaim, Nada Al-Dihaim, Nuha Al-Dihaim, Abeer Al-Dihaim dhe nipi i tyre Norah Al-Dihaim vdiqën në aksident.Al-Jowhara Al-Dihaim ishte nipi tjetër i tij, i cili u lëndua shumë rëndë në atë aksident.

Abdul Malik ishte student në Britani, ai kishte ardhur për të bërë Haxhin në Tetor të 2013. Pasi kishte mbaruar pelegrinazhin, ai kishte vendosur të kalonte pak kohë me familjen e tij, ku kishte marrë motrat dhe nipat për një vozitje me Audi-në e tij të re.

Shoferi i dehur po voziste me 200KM/h

Abdul Malik ishte duke ecur në orën 1:45 të mëngjesit kur shoferi i dehur Muhamed al Qahtani po voziste me një shpejtësi prej 180 deri 200 KM/h i goditi ata, gjë që shkaktoi vdekjen e pesë njerëzve të pafajshëm.

Al-Qahtani dëshironte vdekjen në atë aksident: Kur arritën autoritet policore në vend të ngjarjes e gjetën Qahtani të dehur plotësisht. Ai thoshte se nuk e meriton të jeton më. Sipas Al-Qahtani, ai ishte pacient me AIDS për mbi 15 vite. Pas diagnozës, atij i ishin larguar miqtë, shokët, të afërmit duke shkëputur kontaktet me të. Ai ishte i dëshpëruar dhe ishte lënë i vetmuar, dhe familja e tij e kishte lënë disa muaj para se ai të fillonte trajtimin e tij në një qendër mjekësore në Riad.

Ai nuk kujton asnjë gjë: Ai ka shpjeguar se ai pas një kohe kishte arritur një stabilitet, pasi kishte gjetur një punë dhe kishte marrë me qira një apartament. Ai po ashtu do të martohej më një paciente tjetër me AIDS, që e kishte takuar në programin qeveritar për të martuar në mënyrë të sigurt viktimat e AIDS-it.

Kishte plan për të filluar një jetë të re me gruan e tij, atë natë që ai kishte bërë aksidentin. Ai tha se e gjitha çfarë ai kujton ishte se ai po voziste makinën dhe kur ai u përplas, e pastaj humbi vetëdijen.

Dua të përfundojë këtë jetë: Ai tha se u kur u zgjua, e gjeti veten në spital duke dëgjuar se 5 veta kanë vdekur në aksident dhe pas 3 ditësh ndërroi jetë viktima tjetër e aksidentit. Të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten tij për një moment u shkatërruan.

Të gjithë ne e dimë se Alkooli në Islam është i ndaluar, sepse një njeri humb plotësisht vetëdijen pas pijes së saj, e prandaj ne duhet të largohemi nga Harami dhe gjërat e tjera të ndaluara. Duhet ta kuptojmë mirë se këto gjëra duhet të largohen nga jeta jonë, se përndryshe ne jemi duke e quar jetën tonë në një humbje dhe rrezik të madh./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit