2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Thaçi për gazetën franceze: Nuk jemi shtet mysliman, kemi katedralen më të madhe në rajon

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një intervistë me revistën franceze ‘Le Point’ ku ka folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe integrimet në BE.


Ndër të tjerash, revista franceze ka pyetur Thaçin nëse fakti që popullësia e Kosovës është me shumicë myslimane paraqet problem për hyrje në BE, shkruan gazetametro.net

Thaçi u përgjigj se identiteti ynë fetar është produkt i historisë dhe se Kosova nuk është shtet mysliman.

“Por Bashkimi Evropian nuk është një vend i kombeve kristiane. Identiteti ynë fetar është produkt i historisë. Edhe pse vendi ynë është i dominuar nga popullsia myslimane, ne nuk jemi një shtet mysliman. Katedralja e Prishtinës është më e madhja në rajon. Edhe në familjen time kemi edhe të krishterë edhe myslimanë”, ka thënë Thaçi.

Tutje presidenti tha se ”nuk duhet të lejojmë që paragjykimet të ndotin realitetin” dhe se ”për 20 vjet me radhë kemi qenë duke luftuar xhihadistët”.

”Nuk duhet të lejojmë që paragjykimet të ndotin realitetin. Për 20 vjet me radhe ne kemi qenë duke luftuar xhihadistët. Ne kemi qenë shume të kujdesshëm gjatë luftës për pavarësi për të mos i lënë luftëtarët e huaj të cilët kishin motive fetare  që të luftojnë me ne kundër Serbisë. Ne nuk duam të ndotim legjitimitetin e luftës tonë. Ne sot jemi fronti për luftën kundër Daesh-it dhe Al Qaedas”, është përgjigjur Thaçi.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit