11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Regjimi i Asadit këmbëngul në konfiskimin e pronës së miliona refugjatëve

Më të lexuarat

Regjimi i Asadit ka bërë një rregullore “fiktive” dhe që njeh mundësinë e konfiskimit të pronave të paluajtshme të miliona personave që nuk mund të hyjnë në vend dhe të cilët i ka zhvendosur nga vendi

 

Regjimi i Bashar al-Asad-t në Siri, nuk heq dorë nga përpjekjet për të konfiskuar pronën e miliona refugjatëve të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Regjimi ka bërë një rregullore “fiktive” në lidhje me ligjin numër 10 që e ka nxjerrë në muajin prill dhe që njeh mundësinë e konfiskimit të pronave të paluajtshme të miliona personave që nuk mund të hyjnë në vend dhe të cilët i ka zhvendosur nga vendi.

Sipas ligjit, i cili e ekspozon Asadin ndaj presionit nga opinioni publik ndërkombëtar, pronarët e pronave të paluajtshme në rajonet e kontrolluara nga regjimi duhej të dorëzonin tek autoritetet përkatëse tapitë e tyre për deklarimin e mallrave të tyre brenda 30 ditëve.

Por regjimi ka bërë disa ndryshime “sa për sy e faqe” në mënyrë që jo vetëm të thyejë presionin e bashkësisë ndërkombëtare pas nxjerrjes së ligjit, por edhe për të mos e bërë të pavlefshëm ligjin.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve SANA, Bashar al-Asad të dielën nënshkroi një dekret që parashikon ndryshime në disa nga nenet e ligjit numër 10. Me rregulloren e re, periudha e deklarimit për pronat e paluajtshme nga pronarët u rrit nga 30 ditë në 1 vit.

Organizata Human Rights Watch (HRW), në një studim muajin e kaluar, raportoi se regjimi me ligjin nr 10 i kishte konfiskuar pronat e civilëve që i ka zhvendosur dhe kishte penguar qasjen në pronat e tyre.

Në deklaratën me shkrim nga HRW, u tha se regjimi kishte penguar në mënyrë të paligjshme kthimin e civilëve të zhvendosur në pronën e tyre.

Ligji numër 10

Regjimi i Bashar al Asadit në muajin prill nxori një ligj i cili njeh mundësinë e konfiskimit të pronave të miliona sirianëve që i ka zhvendosur.

Sipas ligjit i cili njihet si ligji “numër 10” personat që kanë prona të paluajtshme duhet t’i dorëzonin tapitë e tyre autoriteteve ose të pajisnin me prokurë të afërmit e tyre nëse nuk mund të ishin të pranishëm personalisht.

Në këtë mënyrë pavarësisht se regjimi jep imazhin se ofron mundësinë për të ruajtur pronat e civilëve, në të vërtetë ai ka për qëllim që të konfiskojë shtëpitë, bizneset dhe pronat e tjera të paluajtshme të personave që i vëren si armiq.

Të larguarit nga vendi nuk kanë asnjë person që t’i japin prokurë

Theksohet se personat që kanë prona nuk u kanë mbetur as edhe të afërm që mund të bëjë deklarimin e pronave në vendbanimet, ku si pasojë e evakuimeve të imponuara nuk ka mbetur më askush.

Po ashtu sirianët që ndodhen jashtë vendit ose që kanë mbetur të detyruar të migrojnë në anën tjetër të vendit e kanë të pamundur të sigurojnë dokumente ose t‘ia paraqesin ato institucioneve zyrtare të vendit ku prej 7 viteve përjetohet një luftë e brendshme.

Ndërkohë regjimi duke ribërë sërish procesin e regjistrimit të tapive synon të lërë pa pronar pronat e paluajtshme të personave që janë zhvendosur. Në këtë mënyrë me një ristrukturim administrativ do të konfiskohet prona e civilëve të zhvendosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit