Janë publikuar pamje të të lënduarve nga protesta e sotme, të cilët gjenden në QKUK. Të lënduarit e shtrirë në QKUK, i ka vizituar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në mesin e të lënduarve është edhe aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti. Pamjet janë xhiruar nga Klan Kosova.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një vizitë në Qendrën Emergjente ku ka vizituar të lënduarit në protestën e sotshme.
Në QKU janë të shtrirë shumë persona si nga policia e po ashtu edhe nga radhët e protestuesve.