-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqi – Të ardhurat nga çeliku në 10 muaj u rritën në 12,4 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Sipas komunikatës së lëshuar nga Shoqata e Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) eksporti i çelikut të Turqisë në 10 muajt e parë të vitit është rritur me 35,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-s dhe ka arritur në 12,4 miliardë dollarë.

çelik.jpg

Eksporti i çelikut të Turqisë në 10 muajt e parë të vitit është rritur me 35,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-s dhe ka arritur në 12,4 miliardë dollarë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Shoqata e Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) eksporti i çelikut të Turqisë për periudhën janar-tetor 2018 i llogaritur në bazë të vlerës është rritur me 35,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka arritur në 12,4 miliardë dollarë.

Kurse i vlerësuar në bazë të sasisë për këtë periudhë, eksporti i çelikut është rritur me 15,5% dhe ka arritur në 16,8 milionë tonë.

Çmimi njësi mesatar për çdo ton në çelikun turk për periudhën në fjalë (janar-tetor 2018) është rritur me 17% dhe ka arritur në 740 dollarë/ton.

Kurse çmimi mesatar njësi për ton në muajin tetor është rritur me 0,4% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2017 dhe është realizuar në nivelin e 689 dollarëve.

Kryetari i Bordit Drejtues të Shoqatës ÇİB, Adnan Aslan, deklaratat e të cilit zënë vend edhe në komunikatë, ka thënë se në këta 10 muaj kanë eksportuar në rajonin e Amerikës Latine 1,1 milionë tonë çelik, ose 8,4% më shumë se vitin e kaluar.

“Vendet tek të cilat kemi realizuar më shumë eksporte në këtë periudhë janë: Kili 167 mijë tonë, Panama 134 mijë tonë dhe Kolumbia 117 mijë tonë. Ndërsa produktet që ka eksportuar më shumë Turqia në këtë rajon renditen kështu: çelik ndërtimi 508 mijë tonë, profile çeliku 221 tonë dhe 105 tonë katangë (tel i trashë çeliku i mbledhur rrotë).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit