15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Koment – Ja kolaps, ja drejtësi globale!

Më të lexuarat

Analizë në kuadër të serialit radiofonik “Perspektiva Globale” nga prof. dr. Kudret Bülbül, dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, në Ankara…

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Shekulli 20. është periudha gjatë së cilës njerëzimi ka dëshmuar egërsitë më të mëdha ndonjëherë. Ai ka në kujtesë dy luftërat më të përgjakshme të historisë, si dhe bombat atomike që shuan qindra-mijëra jetë njerëzish dhe zhdukën çdo gjallesë tjetër në vendet ku ranë.

Rendi i ngritur pas Luftës II Botërore nuk është një sistem qetësie apo paqeje që nxjerr mësime nga përvojat duke i bërë luftërat të panevojshme; por një sistem fituesish që ruan me fanatizëm pozicionet ekzistuese. Marrëveshjet e nënshkruara në fshatin Bretton Woods (New Hampshire, SHBA) më 22 korrik 1944, shembulli i parë historik i një sistemi monetar totalisht të planifikuar, detyruan çdo shtet për të adoptuar një politikë monetare që stabilizon kursin e këmbimit me një vlerë fikse kundrejt dollarit, i cili bëhej kështu valuta kryesore. Ato ishin rregullime për të garantuar vazhdimësinë e rendit të ngritur nga fituesit e sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Kërkimet e koalicionit global për drejtësi s’duhet të mendohen vetëm në nivelin shtetëror. Në një epokë ku bota kërkon ardhmërinë e saj, nevojiten përpjekje për koalicione globale të drejtësisë në të gjitha nivelet dhe fushat e jetës. Akademikët, bota e biznesit, organizatat profesionale, sindikatat, barot, institucionet e mendimit, shoqëria civile, rrethet e sportit, artit dhe letërsisë, intelektualët dhe grupet studentore mund të bëhet mes tyre një pjesë e koalicioneve globale të drejtësisë. Në këtë aspekt, ata duhet fillimisht të shtojnë aktivitetet e njohjes dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin dhe pastaj të ngrenë zërin së bashku. Më parë gjatë Luftës së Ftohtë, kërkimet e ndryshme nuk ishin fort të mundshme karshi medias së Luftës së Ftohtë, ku nuk kishte shumicë ose shumica mungonte. Kurse sot, falë teknologjive të informacionit e komunikimit në zhvillim të vazhdueshëm dhe mobilizimit apo lëvizshmërisë në rritje të njerëzve, bashkëpunimi ndërmjet njerëzve nga vende të ndryshme është plotësisht i mundshëm. Nëse jemi studentë, tani studentë ndërkombëtarë ka mjaftueshëm anembanë botës. Nëse jemi biznesmenë, kjo nënkupton më vete se jemi duke ndërtuar marrëdhënie në nivel global. Pra, ne duhet të jemi në një kërkim të tillë vazhdimisht në çdo fushë.

Teksa kërcënimi është shumë pranë nesh, zhuritës dhe global, ne s’mund të arrijmë rezultate globale pa dalë jashtë lëvores provinciale dhe lokale. Myslimanë, të krishterë, hebrenj, budistë, ateistë… Pavarësisht se cilës feje, ideologjie apo botëkuptimi i përkasim, ne duhet t’i dalim për zot të ardhmes sonë të gjithë së bashku brenda koalicioneve globale të drejtësisë duke marrë parasysh dimensionin e rrezikut që na kanoset; duhet të nxjerrim në plan të parë ndërgjegjen shoqërore.

Kjo arrihet suksesshëm hera-herës. Qëndrimi i përbashkët i të gjitha vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër vendimit të njëanshëm të SHBA-së mbi Jerusalemin dhe reagimi global kundër vrasjes egërsisht të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, na japin shpresën se një qëndrim i përbashkët i njerëzimit është i mundshëm.

Po ashtu mund të themelohen koalicione globale të drejtësisë në bazë të tematikës. Disa nga këto çështje mund të jenë fare mirë bashkëpunimi për Jerusalemin, Arakanin, Sirinë, për të drejtat e njeriut apo kundër islamofobisë e diskriminimit, si dhe qëndrimi i përbashkët kundër fashizmit, neonazizmit, armëve kimike dhe monopolit global.

Ne duhet të demaskojmë padrejtësitë globale në çdo nivel dhe të kërkojmë me ngulm drejtësinë globale. Nëse nuk arrijmë të ndërtojmë një epërsi retorike (supremaci diskursive) në nivel global për të ndëshkuar zullumet, pavarësisht fesë, besimit, gjuhës, racës dhe ideologjisë që ne i përkasim, kolapsi është i pashmangshëm. Sepse është e pamundur që vetëm një shtresë, vetëm një shoqëri ose vetëm një shtet të ndalë i vetëm sulmet globale.

Sot jemi në një periudhë kur një rend i ri global nuk është themeluar ende. Bota jeton pothuajse në purgator. Ne kemi një shans për një rend botëror më të drejtë dhe për këtë duhet që i gjithë njerëzimi të bëjë përpjekje maksimale për të rrahur çdo rrugë që çon në drejtësi. Përkundrazi, nesër, kur rendi i ri botëror të themelohet në mënyrë të gabuar duke mos u bazuar në drejtësi, sikurse në të kaluarën, ose kur një nga aktorët globalë të hedhë bomba që do të zhdukin njerëzimin duke afruar fundin e botës, mund të jetë tepër vonë.

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti – Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit