5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Përgatitja e makinës për sezonin e dimrit

Më të lexuarat

Dimri po afrohet, tani është koha e përshtatshme për ta përgatitur makinën për kushtet e dobëta të vozitjes te shkaktuara nga bora, shiu dhe akulli. Lexojini këshillat me poshtë për vozitje të sigurtë gjatë sezonit.

1. Kontrolloni gomat tuaja

Me rënien e temperaturave bie edhe presioni i ajrit në gomë.  Presioni i ulët mund të ketë ndikim shumë të madh në drejtimin e makinës, prandaj është e rëndësishme që shtypja e ajrit të jetë në nivelin e duhur.  Kontrolloni manualin e makinës për tu informuar rreth presionit të lejuar për gomat e automjetit tuaj.

Gjithashtu kontrolloni thellësinë e pjesës shkelëse të gomës – 1.6mm është minimumi i lejuar sipas ligjit, por për një performancë më të mirë në rrugët e lagështa dhe ato me dëborë, thellësia ideale e pjesës shkelëse do të ishte 2.0 mm.

Nëse gomat momentale nuk i plotësojnë kushtet e cekura më lart, konsiderojeni mundësinë e blerjes së setit të gomave të dedikuar për dimër. Kështu ju do të jeni të sigurt në rrugë dhe do ti shmangeni çdo pengese gjatë dimrit.

2. Kontrolloni Baterinë

Kapaciteti juaj i baterisë ulet nga moti i ftohtë. Një inspektim i plotë i baterisë, kabllove, terminaleve dhe lëngjeve do t’ju ndihmojë të siguroheni se makina juaj është e gatshme për dimër. Kontrolloni kabllot e baterisë për çarje dhe thyerje. Nëse niveli është nën fundin e kapakut, mbushni me ujë të distiluar. Testojeni baterinë duke u afruar pranë serviseve te autorizuara, me testimin e saj ju mund te informoheni për jetëgjatësinë e baterisë qe posedoni.

3. Kontrolloni Vajin

Në mënyrë që makina juaj të performojë mirë gjatë sezonit të dimrit ju duhet të kontrolloni vajin tuaj për tu siguruar që niveli dhe dendësia janë në nivelin e duhur. Gjithmonë sigurohuni që të keni kontrolluar me manualin e të automjetit tuaj në mënyrë që vaji i vendosur në makinë të jetë sipas specifikave të rekomanduara në manual.

4. Dritat

Bëni një kontroll të dritave tuaja duke përfshirë dritat e frenimit,dritat që përdoren gjatë ditës,sinjalet e kthimit nëse janë duke punuar.

5. Kontrolla e përgjithshme e makinës është esenciale për makinën para sezonit të dimrit

Frenat, sistemi i ngrohjes  dhe antifrizi janë disa nga elementet t cilat duhet ti keni parasysh para çdo udhëtimi e sidomos ne rrugëtimet e ndërrmara gjate sezonit dimëror, ku temperaturat e ulëta kane ndikim direkt ne automjetin tuaj. Kontrollimi i përgjithshëm ndihmon ne parandalimin e problemeve eventuale qe mund te shfaqen gjate rrugës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit