0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

HTC azhurnon listën e Ice Cream Sandwich

Më të lexuarat

Prodhuesi tajvanez i pajisjeve celulare HTC, ka azhurnuar listën e smartfonëve që do të pajisen me sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Në mesin e 17 smartfonëve që do të azhurnohen me sistemin e ri operativ të Android janë: Evo 3D, Rezound, Rhyme, Amaze 4G dhe Droid Incredible.

Procesi i azhurnimit të këtyre smartfonëve në Android 4.0 Ice Cream Sandwich do të kryhet në gusht të këtij viti. Evo 3D, dhe Rezound do të jenë ndër të parët që do të azhurnohen me sistemin e ri që pritet të vijë në fund të qershorit apo fillim të korrikut.

Megjithatë, këta smartfonë nuk do të kenë versionin e njëjtë me smartfonët tjerë të HTC që janë prodhuar me Android 4.0 Ice Cream Sandwich. Smartfonët e lartëpërmendur do të kenë një version më të vjetër të ndërfaqes, 3.6 në krahasim me 4.0 të cilit i mungojnë vetitë e avancuara të kamerës që janë në celularët e rinj, dhe kryesisht kanë më shumë elemente në ndërfaqen e përdoruesit.

Fatkeqësisht, HTC nuk planifikon të azhurnoj tabletët e vet në Ice Cream Sandwich, kështu që pronarët e Flyer, Evo View 4G dhe Jetstream do të vazhdojnë të funksionojnë me Android Honeycom. Gjithashtu, Android 4.0 Ice Cream Sandwich nuk do të jetë në dispozicion për smartfonët që kanë 512 MB RAM.

Ice Cream Sandwich, në përgjithësi ofron një përvrojë të këndshme për shkak të përshpejtimit të harduerit përmes ndërfaqes së përdoruesit. Gjithashtu, ky version ofron edhe një meny me shumë veprime, dhe ridizajnim të plotë për aplikacionet themelore si Gmail e të ngjashme. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit