-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ornela Celmeta: Dua te bëhem shefe e suksesshme kuzhine. Kam gjetur modelin dhe shkollën më të mirë.

Më të lexuarat

Nga: Artur Nura

Ajo quhet Ornela Celmeta dhe rrjedh nga një familje me prejardhje te besimit Islam ne Yzberisht, por gjithmonë e sheh te kuruar me kujdes me shijet e moshës dhe është vajze mjaft dinamike dhe inteligjente. Eksperienca e saj jetësore vjen nga gjimnazi i Medresesë se Tiranes dhe me pas ka emigruar bashke me familjen ne Itali ku ka jetuar për afro 8 vite te cilat sigurisht kane lëne gjurme tek ajo.

Pasi u rikthye ne Shqipëri ajo mbaroi shkollën e Dizanjit tek Instituti Hary Fultz por, ky profesion nuk ja përmbushi kërkesat e moshës dhe pas një viti pune dhe gjithmonë ne kërkim te vetvetes, ajo u regjistrua ne Institutin Kulinar Neranxi.

Kjo zgjedhje Orneles i erdhi edhe si respekt ndaj dëshirës se gjyshes se saj e cila e kish mësuar qe për një familje te shëndetshme te jesh kuzhiniere cilësore ndihmon. Filozofia e gjyshes? “Dashurohu me dike qe di te gatuaj , dashuria ndryshon dhe transformohet, uria dhe nevoje për te ngrëne jo!”- thotë Ornela dhe shton se do ta beje gjyshen te ndihet krenare për mbesën  e saj dhe sigurisht do justifikoje edhe mbështetjen qe i dhanë prindërit për ta kryer këtë shkolle dhe krijuar një te ardhme me te sigurte e me te suksesshme për veten.

“E zgjodha Institutin Kulinar Neranxi pasi mendoj se vetëm kjo shkolle mund te me jepte mundësinë qe unë te jem Dikushi ne jete. Sot, jam e bindur se kam bere zgjedhjen e duhur” – thotë Ornela Celmeta duke drejtuar vështrimin tek dy profesorët e saj Indrit Çela dhe Alfio Rrotani qe duket qarte qe i ka si model te vetes pas mbarimit te kësaj shkolle.

“Është mese e vërtet qe unë gjithmonë qëndroj pranë ose ne krah te profesorëve te mi gjate orëve te mësimit. Kjo pasi jam shume kërkuese tek vetja dhe e vendosur qe te arrije suksesin. Mund ta them me bindje te forte se për këtë gjë falënderoj presidentin e Kompanisë z. Nikolllaq Neranxi qe ka bere te mundur këtë Institut profesional dhe te suksesshëm dhe shume mikpritës e profesional. Une për asnjë moment nuk kam ndjere diferencim për shkak te bindjeve te mija fetare. Përkundrazi jam ndjere akoma me e privilegjuar për shkak te Islamit qe unë praktikoj. Kjo pa diskutim qe është edhe merita e drejtimit te z. Neranxi dhe e stafit te mrekullueshëm te institutit Kulinar Neranxi.” – thotë Ornela.

Pyetjes se cilin nga profesorët do te përzgjidhte si me te mirin, ajo thotë se pasi ka mbaruar 1 vit kulinari, meritat do ja dedikonte profesor Mentor Merjemaj pasi ai i ka mësuar bazat themelore te këtij profesioni te bukur dhe se, praktika e kryer me profesorin këtë vere për afro 3 muaj ne restorantin “Neranxi” ne Livadh te Himarës ku – “fale, butësisë, urtësisë, durimit dhe profesionalizmit te tij, vera u bë shkolla më e mirë e praktikimit te atyre qe kishim mësuar deri tani ne shkollë.”

“Sot jam ne vitin e dyte dhe fakti qe kam zgjedh për profesor Indrit Çelen kuptohet qe, sepse e vlerësoj shumë. Deri tani jam shume e kënaqur edhe me të. Kam shumë për te folur për profesorët e Institutit, por Ornela i respekton dhe ju është mirënjohëse te gjithëve, pasi te gjithë më kane dhëne nga një kontribut qe sot më ka vlejtur shumë.”

Pyetjes se nëse do i duhej te gatuante për një pritje diplomatike  cfarë zgjedhje menyje do bënte, Ornela i përgjigjet se do përzgjidhte meny dhe gatime sipas çdo pre-ardhje pasi çdo vend ka menytë e tij specifike te cilat ne i kemi mësuar dhe po i mësojmë ne shkollë. Por ajo sigurisht do te veçonte menyne mesdhetare e cila sipas saj është nga menytë me te preferuara se fundi.

Pyetjes se mbas mbarimit te shkollës kishte tashme ndonjë projekt konkret dhe nëse Kompania Neranxi ofronte mbështetje apo mundësi karriere për studentet, Ornela ju përgjigj se kishte ide konkrete për te cilat dëshironte te fliste pas diplomimit, porse Instituti Kulinar Neranxi kish dhëne tashme mbështetje mbi disa nga projektet te saja.

“Kam patur dhe kam mbështetje mbi projekte biznesi nga Kompania Neranxi dhe presidenti i saj z. Nikollaq Neranxi qe na gjendet gjithmone prane e shpresoj qe shume shpejt te realizohen ne mënyre te suksesshme këto projekte. Jam e sigurte qe do gjeje edhe mbështetjen e kompanisë Neranxi dhe të vete presidentit Nikollaq Neranxi ne te ardhmen time profesionale pas diplomimit” – përfundon Ornela bashkëbisedimin tone.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit