Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidohet për postin e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim.
Burime të Koha.net të afërta me zhvillimet, tregojnë se si kandidat konsensual i cili do ta zëvendësonte Kurtin për një mandat trevjeçar në krye të “Vetëvendosjes!” është shefi i tashëm i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.
Kurti pritet të mbetet vetëm aktivist i subjektit.
Lajmi pritet të bëhet i ditur gjatë ditës nga vetë “Vetëvendosje!”.
Statuti i “Vetëvendosje!”-s parasheh që një person mund të zgjidhet vetëm dy herë në postin e kryetarit. Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet.