-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Presidenti i Finlandës ulet në shkallë pasi nuk kishte vende të lira në panairin e librit

Më të lexuarat

Vetëm në Finlandë ndodh që mos të ketë vend në panairin e librit për Presidentin e shtetit, kështu që ai është ulur në shkallët e panairit për të lexuar një libër.

Kjo ka ndodhur gjatë këtij vikendi në panairin e librit në Turk në jugperëndim të Finlandës ku presidenti Sauli Niinisto u pa duke blerë libra.

Asnjë sigurim nuk ishte me të e po ai po blinte i vetmuar çdo libër që dëshironte ta lexonte, e jo libra për të bërë ndonjë foto sa për reklamë se ka qenë në panair.

Në fakt, mediat finlandeze e morën vesh që ai ishte në panair vetëm nga fotografitë e postuara në Twitter e Reddit.

Niinisto jo vetëm që ka paguar për librat që ka marr, por ai u ul në shkallë, së bashku me njerëz të tjerë, kur nuk ishte asnjë ulëse e lirë.

Niinisto është në mandatin e dytë si president me përkrahje të popullatës 72% nuk ka pranuar ngritje rroge përkundrazi kërkoi që ti zvogëlohej rroga për 30% kur qeveria i zvogëloj punëtorëve të shërbimit publik 30% të pagave të pushimit vjetor./KultPlus

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit