-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Facebook-u, media e pseudogazetarëve pa pagesë

Më të lexuarat

Në momentin që klikojmë facebook.com, na shfaqet nje dritare e cila thote “Regjistrohu se është falas”. As vetë Zuckenberb (krijuesi i facebook) nuk e mendonte në fillimet e programit që do të kthehej në një “rektor” i një universiteti gazetaresk pa çensurim. Pa çensurim sepse çdokush shkruan ç’ë dojë dhe çdokush madje kalon dhe limitet e lirisë së fjalës me shkrimet që bën. Kjo sepse facebook të jep edhe mundësinë e maskimit pas emrave të rremë. Masmedia sot ka vërtetë konkurencë në brendësi të saj. Në facebook mbase pa u shprehur arsyeja, por që vazhdimisht statuset bëhen me qëllim konkurencën. Luftë të fitojnë pëlqime, të cilat vijnë më shumë si rezultat i reciprocitetit të krijuar midis shoqërisë. Nga ato që pëlqejmë në këtë rrjet social, mund të jenë një përqindje e vogël, por e ndjejmë si detyrim ta shtypim butonin “pëlqej” që të kemi mbështetjen e tyre tek statuset tona. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. E keqja më e madhe vjen kur mundohemi të bëjmë gazetarin, duke e kthyer nga rrjet social, në një media sociale. Mundohemi të krijojmë lajm, që mund të jetë dhe i rremë, në fund të fundit kemi mundësi të fshehim identitetin ose dhe po na bllokuan mund të rihapim një llogari të re. Dëmtimi që i shkaktojmë medias është shumë i madh. Së pari nuk ruajmë privatësinë e askujt dhe nuk i japim autorësinë e vërtetë atij që e meriton. Së dyti po tërhiqet bota dita ditës nga trendi i informimit në facebook. Po dalin jashtë loje gazetarët që kanë shpenzuar jetën e tyre mbi libra për faj të këtij rrjeti. Duke u kthyer në gazetari dashje pa dashje, po vë në pikëpyetje të madhe vërtetësinë e gazetarisë. Interneti e ka ndihmuar gjëre e gjatë botën mediatike, me informacione brenda sekondës, nga çdo cep i globit. Edhe facebook-ut i janë mirënjohës për këtë, por mënyra e transmetimit të mesazhit vjen shumicën e rasteve nga njerëz të paspecializuar. Marshall McLuhan në shtator të 1992 botoi librin e tij Fshati Global. Fshati global është zhvillimi i shpejtë i teknologjisë moderne, duke reduktuar kohën dhe hapësirën në distancë të Tokës, për të lehtësuar shkëmbimet ndërkombëtare të bëhen më të shpeshta, dhe kështu tërë toka është në univers të gjerë si në një fshat të vogël. Këtu autori e mendonte si një gjë fantastike po pa marrë parasysh që ardhmja do ishte vrasëse për ëndrrën e tij. Ai bazohej shumë tek televizioni, radio dhe gazetat, janë këto media, që edhe pse në pjesën më të madhe të kohës janë të censuruara, përcjellin mesazhin me seriozitet dhe profesionalizëm. McLuhan e kishte parashikuar që 22 vite më parë zvogëlimin e botës, në një fshat të vetëm por jo dëmtimin e rrjetit mediatik nga rrjetet sociale. Pseudogazetaria është termi më i përdorur tashmë, si rezultat i përdorimit në masë të facebook-ut. Nëse nuk merren masa për kontrollim dhe pse jo censurim të tij, do të vazhdojmë të krijojmë pseudogazetarë dhe jo më gazetarë. Do të fillojmë të shohim gazetarinë dhe fakultetet e saj me sy të keq. Sepse do të jemi përgatitur me metodën tonë e të bërit gazetari dhe do të fillojmë ne të kritikojmë ata që po kritikojnë sot rrjetet sociale. Ky do ishte fundi më i tmerrshëm i një profesioni shumë të rëndësishëm në shoqërinë botërore./gazetamendimi/ Gazmend Fekolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit