Google është duke e përfunduar programin Glass. Kjo nuk do të thotë se ky është fundi i teknologjisë domosdoshmërisht, por sigurisht se Google Glass siç ne e kemi njohur deri më tani ka “vdekur” që nga sot.
Programi Glass Explorer që u dha mundësi zhvilluesve t’i blejnë syzet e mençura prej qelqi nga Google për një çmim të tejet të lartë sa 1500 dollarë do të mbyllet, duke e lënë një komunitet të tërë të zhvilluesve të programit ‘Explorer’ me 1500 dollarë më pak në kuletat e tyre.
Arsyeja kryesore për shuarjen e këtij programi, përkatësisht produktit Google Glass, përkundër optimizmit fillestar dhe eksitimit maksimal publik – është pa dyshim pamundësia për të pasur një ndikim në treg.
Në qershor të 2013 u tha se përkundër faktit se teknologjia e integruar në këto syze është e zgjuar, ato nuk ishin veçanërisht të rehatshme për tu mbajtur.
Google Glass si projekt nuk u materializua kurrë, dhe mbështetje për projektin si brenda dhe jashtë kompanisë Google thuhet se është avulluar. (Telegrafi)