-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjykata jep 2 vite burg për ish-kryeministrin, pritet arrestimi

Më të lexuarat

Gjykata e Apelit në Maqedoni të premten konfirmoi dënimin me dy vjet burg për ish-kryeministrin Nikola Gruevski për blerjen e paligjshme të një Mercedesi luksoz.
Nga Sinisa Jakov Marusic

Gjykata e Apelit në Maqedoni ka konfirmuar të premten dënimin me dy vjet burg të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Ajo konfirmoi një dënim të dhënë më parë nga Gjykata Penale e Shkupit në një rast të koduar me emrin “Tanku”, në të cilin ai u gjet fajtor për blerjen e paligjshme dhe të fshehtë të një Mercedesi prej 580,000 eurosh nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska të cilin ai planifikonte ta përdorte për të qëllimet e veta.

Gjykata hodhi poshtë apelin e tij “si të pabazë” dhe “konfirmoi plotësisht vendimin e shkallës së parë”, tha ajo të premten.

Në të njëjtin rast, Gjykata e Apelit uli dënimin për një të pandehur tjetër, ish-ndihmësi i ministri i brendshëm Gjoko Popovski, nga gjashtë vjet e gjysmë në katër vjet e gjysmë burg.

Vendimi i Gjykatës së Apelit do të thotë se dënimi i Gruevskit tani është përfundimtar.

Megjithatë, Gruevski ka një mundësi tjetër, e cila është që të apelojë në Gjykatën e Lartë dhe të kërkojë shtyrjen e dënimit.

Por kjo nuk do të ndalojë domosdoshmërish thirrjen e tij për në burg ndërkohë që Gjykata e Lartë merr në shqyrtim rastin.

Gjykata Penale e dënoi Gruevskin dhe Popovskin me burg në maj për krimin që ndodhi në vitin 2012.

Gruevski ka këmbëngulur se kjo çështje dhe çështje të tjera gjyqësore kundër tij ishin sajime politike nga qeveria e re e udhëhequr nga social demokratët, SDSM.

Gruevski ishte kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2016. Partia e tij e djathtë VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të zgjatur politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për vendosje të sundimit autoritar dhe korrupsion.

Gjykata më parë ndau gjyqin e të pandehurës së tretë në të njëjtin rast, ish-ministren e brendshme Gordana Jankulovska, për shkak të shtatzënisë së saj në atë kohë.

Gjyqi i saj në Gjykatën Penale vazhdon ende dhe dhënia e dënimit të saj pritet javën e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit