Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi se ka marrë vendim për hetim paraprak mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Izraeli në Palestinë, raporton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin e bërë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare theksohet se prokurori Fatou Bensouda hapi një hetim paraprak mbi gjendjen në Palestinë. Në njoftim për hetimin paraprak në fjalë theksohet se është hapur bazë të nënshkrimit më 2 janar nga Palestina i Traktatit të Romës i cili përbën një burim për themelimin e gjykatës dhe të deklaratës së dorëzuar më 1 janar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare ku “Autoriteti i gjykatës pranoi në lidhje me krimet e kryera në territoret palestineze që nga 13 qershor 2014” . Gjykata Penale Ndërkombëtare ka theksuar se hetimi paraprak do të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm, dhe vendimin e saj nëse do të hapë apo jo një hetim në lidhje me këtë do ta japë në bazë të kritereve të marrëveshjes së Romës dhe në bazë të provave që do të mblidhen gjatë hetimit paraprak. Në njoftim nuk është caktuar se kur do të përfundojë afati i hetimit paraprak. Pas shqyrtimit paraprak të prokurorëve në rast të pranimit për një hetim të mëtejshëm do të hapë rrugën që autoritetet izraelite të gjykohen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Gjatë gjykimit ndaj personave që do të ketë një urdhër ndalimi apo urdhër arresti do të mund të arrestohen në çdo shtet anëtar të Gjykatës Penale Ndërkombëtare që ato mund të shkojnë. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, kohë më parë, ka nënshkruar 20 marrëveshje ndërkombëtare duke përfshirë Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe ia kishte paraqitur OKB-së. Pritet që anëtarësimi i Palestinës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të hyjë në fuqi më 1 prill.