11.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kanosi prokurorin, arrestohet Milaim Zeka

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga partia Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka. Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të Milaim Zekës, është kanosja e një prokurori. Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7 ka thënë se do t’i qërojë hesapet me prokurorin. “Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.

Dje edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon deklarimin kërcënues të deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.

Në një komunikatë për media thuhet se mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit