Mediet franceze raportojnë se janë vrarë dy persona gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe të dyshuarve në veri-lindje të Parisit.
Nga këto të shtëna kanë mbetur edhe 20 të plagosur.
Aktualisht policia është në ndjekje të dy të dyshuarve si sulmues mbi revistën franceze, që supozohet se kanë grabitur një veturë Peugeot 206. Një konvoj prej 20 veturave policore është duke i ndjekur dy të dyshuarit që kanë grabitur një veturë Peugeot 206 dhe kanë marrë 12 pengje.
Policët janë duke e ndjekur veturën në magjistralen A2 që shkon drejt Parisit.
Siç bëhet me dije, makina është lokalizuar, por thuhet se janë marrë disa pengje nga ana e të dyshuarve.
Sikurse nga policia, e po ashtu edhe nga makina e të dyshuarve, janë dëgjuar të shtëna. Autoritetet franceze thonë se operacioni për kapjen e të dyshuarve është duke vazhduar.
Ende nuk dihet se sa persona po mbahen peng.
Dy të dyshuarit kanë vjedhur një numër makinash, që nga sulmi i 7 janarit në revistën Charlie Hebdo.