10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sërish të shtëna në Paris, Policia konfirmon pengun e pestë (+ Foto)

Më të lexuarat

Derisa po vazhdon operacioni për kapjen e gjallë të dy vëllezërve Kouachi të dyshimtë për vrasjen e 12 personave më 7 janar në Paris, një incident tjetër ka ndodhur në kryeqytetin e Francës.

Të shtëna me armë ka pasur rreth orës 13 në portin Vincennes, në afërsi të Parisit, në një dyqan ushqimor, raportojnë mediat ndërkombëtare. Me këtë rast është rrëmbyer një tjetër person, transmeton Express.

Policia e kanë konfirmuar se deri më tani po mbahen pesë pengje në një dyqan tek porti i Vincennes. Po ashtu, dyshohet se personi që po mbanë pengjet është i njëjti që ka qëlluar policen të enjten. 

Nga ana tjetër, një dëshmitar i ngjarjes e ka quajtur çmenduri gjithë këtë çka po ndodh. Ai ka treguar se Policët po evakuojnë gjithë popullatën dhe se operacioni po vazhdon. /Express

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit