13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

A po rihapet për adhurim xhamia Aja Sofia në Stamboll?

Më të lexuarat

E ndërtuar nga bizantinët si një kishë, Shën Sofia u kthye në një xhami pas çlirimit otoman të Kostandinopojës. Më vonë, pas shpalljes së Republikës Turke, u kthye në një muze. Gjendja e saj ka qenë gjithmonë e debatueshme gjatë periudhës republikane, dhe ka patur iniciativa të ndryshme nga politikanët për t’ia ndryshuar pozitën.
Së fundmi Shoqata për monumente historike dhe mjedis jetësor në Stamboll ka parashtruar një kërkesë zyrtare Gjykatës Kushtetuese te Turqisë për ta rikthyer ritualet e adhurimit të besimit Islam në Xhaminë/Muzën Aja Sofia në Stamboll.

Po i njëjti shoqatë në vitin 2004 kishte aplikuar me te njëjtën kërkesë por Këshilli shtetëror turk hodhi poshtë kërkesën për anulimin e dekretit qeveritar të vitit 1934 me të cilin kjo xhami e atëhershme u shndërrua në muze.

Kërkesë e vitit 2004 është parashtruar nga Shoqata për monumente historike dhe mjedis jetësor, e cila së pari kërkoi nga kryeministria e atëhershëm të marrë vendim për shndërrimin e muzeut në xhami. Pasi që nuk mori përgjigje për kërkesën, Shoqata parashtroi kërkesë të tillë deri te Këshilli shtetëror, i cili e ka rolin e gjykatës më të lartë administrative në Turqi, por as Këshilli i atëhershëm Shtetërorë nuk i dha shoqatës ndonjë përgjigje pozitive.

E njëjta kërkesë është paraqitur edhe dje por kësaj radhe direkt në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë, mbete të shihet se çfarë do të ndodh në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit