2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

I bëri krenar me foton e Erdogan, klubi turk kërkon Mesut Ozil

Më të lexuarat

Mospërfshirja në ndeshjet e fundit të Mesut Ozil te skuadra e Arsenalit ka ngritur dyshimet se turko-gjermani mund të largohet nga Anglia. Është “Daily Mail” që i ka kushtuar një artikull kësaj çështje dhe shprehet se mesfushori i ka ditët e numëruara. Ozil hoqi dorë nga kombëtarja gjermane pas Botërorit të Rusisë, pasi fotos me presidentin turk, Erdogan, që u komentua gjatë në Gjermani.

Mesfushori gjerman mund të transferohet te Fenerbahçe në merkaton e janarit. Ozil, që në fundin e sezonit të kaluar rinovoi kontratën me Arsenalin, me një pagë prej 350 mijë paund në javë, nuk po bën paraqitje të mira me skuadrën londineze nën drejtimin e Unai Emery, duke i zhgënjyer tifozët e “topçinjve”.

Kjo ka bërë që Fenerbahçe të shfaqë interesim për të dhe të bëjë një tentativë për blerjen e futbollistit turko-gjerman në merkaton dimërore të vitit 2019. Nuk dihet nëse Ozil e ka marrë parasysh apo jo mundësinë e kalimit te skuadra turke, edhe pse raportet e tij me trajnerin e ri të Arsenalit nuk kanë qenë të mira në javët e fundit.

Mësohet se problemet në marrëdhëniet mes tyre u krijuan gjatë përgatitjeve për ndeshjen me West Hamin, kur Ozil mësoi se nuk do të luante në formacion, me Emery që e justifikoi mungesën e tij duke thënë se lojtari kishte probleme shëndetësore. Gjithnjë sipas “Daily Mail”, Arsenali do të kërkojë të paktën 42 milionë paund për kartonin e Ozil, shifër kjo që duket se është e papërballueshme për Fenerbahçen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit