Forcat e ushtrisë së Serbisë, SHBA, Rumanisë dhe Bullgarisë kanë filluar një manovër të përbashkët ushtarake në juglindje të Bullgarisë.
Agjencite e lajmeve njoftojne se Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë me anë të një komunikate, ka deklaruar se kjo manovër ushtarake ndërkombëtare e cila do të zgjasë deri më 30 janar të këtij viti, zhvillohet në rajonin Novi Sello në juglindje të Bullgarisë. Në këtë manovër ushtarake marrin pjesë 40 trupa ushtarakë të Serbisë, 250 trupa të forcave detare të Amerikës, 140 ushtarë bullgarë dhe 25 trupa ushtarakë të Rumanisë. Qëllimi i kësaj manovre ushtarake është ngritja e kapacitetit të trupave ushtarake për kryerjen e misioneve të vështira si dhe përmirësimi i potencialeve për bashkëpunim operativ mes forcave ushtarake të disa vendeve.