9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Forcat e regjimit sionist sulmojnë qytetin Khalil

Më të lexuarat

Forcat e regjimit sionist gjë një sulmi të kryer në qytetin Khalil kanë plagosur një palestinez dhe arrestuar 11 të tjerë.
Muhamed Audh përgjegjës për marrëdhëniet me publikun në komitetin e rezistencës popullore palestineze përballë ndërtimit të kolonive çifute nga ana e regjimit sionist në qytetin Khalil ka thënë se dje forcat sioniste kanë sulmuar qytetin Bejt Amr ku për pasojë është plagosur i riu 19 vjeçar Muhamed Hamed Zagig. Ai është plagosur përballë shtëpisë së tij me armë zjarri. Sipas z. Audh, forcat sioniste kanë bastisur shtëpitë e palestinezëve në qytetin Bejt Amr dhe më pas kanë arrestuar 11 palestinezë dy prej të cilëve ishin arrestuar më parë nga regjimi sionist. Ndërkohë agjencia katariote e lajmeve njofton se forcat e regjimit sionist kanë vendosur postblloqe të reja kontrolli në qytetet Sair, Halhul dhe ka rrethuar veriun e qytetit Khalil.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit