Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan deklaroi se me nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit tregtar dhe ekonomik mes Turqisë dhe Katarit është shënuar një fazë e re në miqësinë mes dy vendeve
Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan deklaroi se me nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit tregtar dhe ekonomik mes Turqisë dhe Katarit është shënuar një fazë e re në miqësinë mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja Pekcan dhe ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë të Katarit, Ahmed bin Jassim Al Thani, kanë nënshkruar me një ceremoni të mbajtur në godinën e ministrisë inicializimin e marrëveshjes së partneritetit tregtar dhe ekonomik mes Turqisë dhe Katarit.
Në një deklaratë pas takimeve mes delegacioneve Pekcan theksoi se sot është shënuar një fazë e re në miqësinë Turqi-Katar e cila vazhdon prej shekujsh. “Ne po iniciojmë një marrëveshje të veçantë në lidhje me përmirësimin e miqësisë dhe konsolidimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Ne shpresojmë se marrëveshja do të jetë e dobishme dhe e frytshme për tregtinë mes dy vendeve”, tha ajo.
Me marrëveshjen në fjalë që synon rritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare parashikohet që të ulet kostoja e prodhimit duke furnizuar me çmim të ulët llojet e karburanteve të naftës dhe atë të gazit natyror.
Po ashtu marrëveshja e cila përfshin edhe shërbimet e telekomunikacionit dhe ato financiare, do të sigurojë ngushtimin e deficitit të llogarisë korente të Turqisë dhe një përparim serioz në tërheqjen e kapitalit të Katarit në vend.