9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rreziku i ri anti-musliman: mohimi i Islamofobisë

Më të lexuarat

“Islamofobia është një trillim për të shuar debatet,” shkruante Melanie Phillips në The Times. Disa të tjerë, kryesisht eksponentë të ekstremit të djathët, e kanë sfiduar përdorimin e këtij termi. Njëherë, Tommy Robinson, aktivist i ekstremit të djathtë pati deklaruar: “Nuk po flas këtu për muslimanët, por për Islamin.” Është mjaft e habitshme kur sheh shtrembërime të tilla të qëllimshme të Islamofobisë, të cilat synojnë të nënvlerësojnë shqetësimet reale rreth paragjykimeve duke u kapur pas lojrave semantike.

Mohimi i paragjykimeve nuk është diçka e re
E vërteta është se mohimi i paragjykimeve nuk është diçka e re. Mohimi i ekzistencës së Islamofobisë ështe vetëm shembulli më i fundit i një rradhe të gjatë të mohimeve të ngjashme.

Në kultim e lëvizjes civile për të drejtat e njeriut, kohë kur afro-amerikanët luftonin kundër institucionalizimit, praktikave dhe politikave të tjera që i diskriminonin, kishte zëra që refuzonin idenë se keqtrajtimi i vazhdueshëm i minoriteteve racore përbënte problem real. Gjithashtu mohohej ideja se diskriminimi ishte aq sistematik sa të përbënte një krizë morale.

E njëjta gjë vlen edhe për antisemitizmin. Gjatë shekullit të 19-të, kur hebrenjtë europianë i nënshtroheshin politikave diskriminuese dhe paragjykimeve në masë, përgjegjësit e këtyre akteve jo vetëm që mohonin ekzistencën e antisemitizmit, por në këtë mënyrë ata i hapën rrugën asaj që më pas u bë mishërimi i paragjykimit anti-Hebre: Mohimi i Holokaustit.

Këto ide janë të përhapura edhe sot në diskursin shoqëror. Për shembull, Pew Research Centre raporton se pavarësisht mbizotërimit të krimeve me motive raciste dhe veprave të tjera kundër afro-amerikanëve, gjysma e amerikanëve të bardhë deklarojnë se nuk shohin racizëm përreth tyre. Ngjashëm me këtë, rastet e mohimit të Islamofobisë janë të shumta.

“Islamofobia nuk është reale”
Kritikët e Islamofobisë shpeshherë e sulmojnë vetë termin, duke sugjeruar se prefiksi dhe sufiksi i tij e bëjnë këtë fjalë të pavlefshme etimologjikisht. Por përtej refuzimit të përgjithshëm të kësaj fjale, disa kanë përqeshur ekzistencën e përgjithshme të ndonjë forme paragjykimi që ka në shënjestër muslimanët, duke e quajtur atë “Islamofauxbia”, duke dashur të sugjerojnë se ka diçka të pavërtetë në këtë fjalë. Një kërkim i shpejtë në Google i kësaj fjale të sajuar (“Islamofauxbia”) shfaq mbi 5 mijë rezultate. Ndër to shfaqet edhe blogerja Pamella Geller dhe alternativa populore e fjalori Webster: Urban Dictionary.

Taktika të tjera të përdorura për të fshehur paragjykimet anti-muslimane përshijnë futjen e Islamofobisë në thonjëza, çka komunikon një farë mungese legjitimiteti.

Blogeri amerikan Robert Spencer e mohon ekzistencën e paragjykimeve të përhapura që kanë në shënjestër muslimanët, duke argumentuar se ka një “narrative false sipas të cilës muslimanët shënjestrohen padrejtësisht në këtë vend – një narrativë false e konstruktuar për të larguar vëmendjen nga llogaridhënia për terrorin xhihadist dhe për t’i trembur njerëzit që ata të mos mendojnë se duke i rezistuar terrorit xhihadist ata mund të lëndojnë dikë.” Ateisti i njohur, Sam Harris, shkon akoma më tej duke e mohuar pa asnjë mëdyshje: “Nuk ekziston diçka që quhet Islamofobi,” shkruan ai.

Cfarë do të thotë kjo?
Psikologjët sugjerojnë se ata që mohojnë ekzistencën e paragjykimeve përpiqen të mbrojnë vetën nga akuzat e paragjykimeve. Gjithashtu, duke mohuar ekzistencën e një forme të tille paragjykimi – në këtë rast Islamofobinë – ata ndjehen më të fortë për të shprehur pikëpamje të cilat në raste të tjera nuk do të mund të thuheshin. Martha Augoustinos dhe Danielle Every argumentojnë se njerëzit që ushqejnë paragjykime ndaj një grupi të caktuar shpesh e paraqesin kriticizmin e tyre ndaj atij grupi si vëzhgime të arsyeshme të sjelljeve të tyre. Kjo është mënyra se si vepron një njeri si Robert Spencer. Duke paraqitur raste të shumta të dhunës të shkaktuar nga muslimanët, ai është në gjendje të ruajë vetën nga akuzat për paragjykim, duke shtuar se “ata që kanë mendim të keq për Islamin e bëjnë këtë për shkak të dhunës xhihadiste, pavarësisht përpjekjeve të dështuara të industrisë së propagandës se supremacisë islamiste që përpiqet të pohojë se kjo është pasojë e “Islamofobisë.””

Gjithashtu, mohimi i ekzistencës së Islamofobisë duket se është një lloj mekanizmi mbrojtës i atyre që e nxisin ndjenjat antimuslimane. Me shtimin e debateve rreth Islamofonisë në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare në vitet e fundit, po ashtu janë shtuar edhe zërat që thonë se ajo është diçka imagjinare. Kjo marrëdhënie tregon se ka një konsensus të përgjithshëm në mesin e amerikanëve dhe njerëzve të tjerë rreth kërcënimit real të paragjykimeve anti-muslimane, përfshirë shqetësimin për ata që e mohojnë ekzistencë e saj.

Ndonëse në këtë rast muslimanët janë në rolin e viktimës, do të ketë gjithmonë njezër që do të përpiqen t’u mohojnë mundësinë për pranimin e vuajtjes së tyre, të emërotohet apo edhe të luftohet. Kemi arritur në një pikë ku Islamofobia paraqitet si diçka pa peshë që mund të hidhet lehtë në koshin e plehrave të historisë. Në këtë pikë bëhet i rëndësishme edukimi i publikut mbi domethënien, rëndësinë dhe rrezikun e madh të kësaj forme paragjykimi, e cila është pa më të voglin dyshim shumë reale.

Islamofobia përtej semantikës
E vërteta është se terma të tilla rrallëherë janë përfekt. Në fakt, nuk kanë nevojë të jenë të tillë. Përdorimi i një fjalë të caktuar nuk ka shumë rëndësi për paragjykuesin e rendomtë.

Për ta analizuar këtë, le të marrim në fillim termin “antisemitizëm”. Fjalëpërfjalë ky term nënkupton paragjykimet kundër popujve semitë (ku sipas fjalorit të Kembrixhit futen arabët dhe hebrenjtë e Lindjes së Mesme). Megjithatë, kuptimi i saj është i përcaktuar dhe i kuptuar qartë si paragjykim ndaj hebrenjve në veçanti. Për më tepër, përkufizimi i kësaj fjale shkon përtej urrrejtjes së thjeshtë. Ajo përfshin sjelljet antiseme, të cilat gjenden në shumë shtresa të shoqërisë sonë. Nëse dikush do të thoshte se një arab nuk mund të jetë antisemit pasi arabët janë semitë, me të drejtë do të thuhej se po bën lojë semantike.

Ngjashëm me këtë, shumë njerëz e kuptojnë se Islamofobia si koncept apo fenomen shoqëror shkon përtej kuptimit të fjalëpërfjalshëm.

Termi Islamofobi u bë i njohur pas publikimit të nje raporti nga Tunnymede Trust në vitin 1997. Aty Islamofobia përkufizohet si “armiqësi e pabazuar kundrejt muslimanëvë, e cila çon në frikë dhe mospelqim ndaj të gjithë apo shumicës së muslimanëve”. Këtu elementi “fobi” merr shkas nga kuptimi i termit “ksenofobi”.

Që prej fillimit, është sqaruar në këtë raport se Islamofobia nuk përfshin mosmarrëveshjes, kritikat apo mospëlqimin e Islamit. Çdokush që pretendon ndryshe, flet vetëm gjepura.

Megjithatë, duhet theksuar se ka shumë njerëz që fshihet pas “kritikave ndaj Islamit”, duke u përpjekur të legjitimojnë paragjykimet e tyre. Autorë të tilla si Douglas Murray për shembull, i cili pretendon se sa më pak Islam, aq më pak terrorizëm. Duke përdorur termin “Islam” nuk është e vështirë të kuptosh se një objektiv i tillë nuk mund të arrihet vetëm se duke përdorur forma të ndryshme gjenocidi apo deportime të njerëzve në masë të madhe. Kjo nuk ka të bëjë fare me “kritikat ndaj Islamit”. Kjo është Islamofobi e pastër.

Duke dashur të zbusin zërat e atyre që kritikojnë termin Islamofobi, e duke menduar se kundërshtimet kanë të bëjnë vetën me termin në vetvete, disa kanë propozuar në mënyrë naive të përdoret termi “urrejtje anti-muslimane”.

Megjithatë, Islamofobia shkon përtej urrejtjes së thjeshtë. Raporti i Runnymede Report sqaron: “Duke përdorur vetëm termin “urretje antimuslimane” (apo paragjykime dhe diskriminim antimusliman) nuk i përfshijmë format e ndryshme me të cilat vepron pabarazia racore”.

Për më tepër, Islamofobia është një term i cili tashmë është bërë i njohur dhe është i mirëpërcaktuar. Përdorët në mbarë botën nga akademikë, studiues, policia, media, njerëzit e thjeshtë si dhe politikanë. Të gjithë këta e kuptojnë shumë mirë se çfarë nënkupton ky term.

Islamofobia është një fenomen shoqëror real. Është normalizuar në shumë aspekte të shoqërisë sonë. Dhe duket se është në rritje gjithnjë e më shumë, duke u shfaqur në forma nga më të ndryshmet.

Është qesharake të mendosh se ata që e kundërshtojnë këtë term apo ata që angazhohen në akte islamofobe, do të heqin dorë nga urretja dhe paragjykime te tyre vetëm duke përdorur një term tjetër.

Ndërkohë, ata që janë të fiksuar me kundërshtimin e këtij termi, duket se janë më të shqëtësuar për semantikën e tij se sa për urrejtjen, dhunën dhe racizmin real me të cilin përballet muslimanët përditë.

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit