5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Papa Françesku: Më vjen turp nga abuzimet e Kishës

Më të lexuarat

“Kisha ka dështuar që t’i zgjidhë siç duhet krimet e abuzimeve seksuale. Ndiej dhimbje dhe turp”, tha Papa Françesku në Irlandë, gjatë vizitës së tij historike të ngarkuar me emocione, përballë një shoqërie të transformuar rrënjësisht që prej vizitës së fundit papnore atje, 39 vite më parë, por edhe të përfshirë nga skandalet që kanë pllakosur Kishën Katolike.

Kryeministri Leo Varadkar, i pari shef ekzekutivi homoseksual i vendit, e vuri më herët në jetë zotimin e tij për ta paralajmëruar Atin e Shenjtë se duhen marrë masa kundër priftërinjve të përfshirë në këto abuzime dhe atyre që i kanë mbuluar për kaq kohë.

Gjatë kësaj ndalese, Françesku pritet të takohet me viktima të këtyre abuzimeve.

Mbi tre të katërtat e popullsisë irlandeze vërshuan në vitin 1979 për të parë Gjon Palin e II-të, në kohën kur divorci dhe metodat kontraceptive në vend konsideroheshin të jashtëligjshme. Sot, Irlanda nuk është më katolike e palëkundur dhe gjatë këtyre 3 viteve të fundit votuesit atje kanë miratuar abortin dhe martesën mes personave të të njëjtit seks, duke sfiduar kështu vullnetin e kishës.

Numri i njerëzve te mbledhur në rrugë për të përshëndetur Atin e Shenjtë ishte më i vogël sesa ai i irlandezëve që përshëndetën Papa Vojtilën, gjë që dëshmon se shkëmbi i dikurshëm i katolicizmit irlandez është gërryer, që kur nisën të dilnin për herë të parë në dritë skandalet e abuzimit të fëmijëve në vitet ’90./Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit