1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeministri 93 vjeçar i Malajzisë: Islami i bazuar në Kuran nuk thërret për vrasje

Më të lexuarat

Kryeministri i Malajzisë Dr.Mahathir Muhamed,ne moshën e tij 93 vjeçare, është lideri me i vjetër në botë..

Në maj të këtij viti ai shënoi kthimin e tij mahnitës në skenën politike të vendit, ai premtoi për ta shpëtuar vendin e vet të zhytur në korrupsion para se të jetë tepër vonë.

Dr. Mahathiri drejtoi timonin e shtetit 22 vjet , nga 1981 deri me 2003 për t’u bërë kështu kryeministri me shërbim më të gjatë. Ne atë kohë ai u lavdërua për transformimin e Malajzisë nga një shtet agrar në një vend të industrializuar. Gjatë këtij procesi ai e udhëhoqi vendin me një grusht të hekurt,duke e shtypur opozitën dhe duke e censuruar shtypin.

“CNN talk Asia” bisedoi me burrështetasin më të vjetër, në zyrën e kryeministrit, jashtë kryeqytetit Kuala Lumpur.

CNN: Kryeministër, ju erdhët pasi jeni tërhequr kohë më parë, për të marrë rishtas një post politik. Pse ky kthim në një moshë kaq të shtyre ?

MM: Kur unë u tërhoqa vullnetarisht ,mendova që më priste një kohe relaksi, me familjen time, ndoshta duke shëtitur gjithandej. Për fat të keq, në momentin që unë u tërhoqa, pasuesi im vendosi të ndërrojë drejtimin, lansoi politika të reja dhe të ngjashme. Aq me tepër, ai hodhi poshtë gjithë ato që unë kisha filluar. Kjo brengosi shume njerëz. Ata të gjithë donin të më takonin me të vetmen kërkesë: “Ju lutemi bëni diçka.”

CNN:Si filluat të merreshit me politikë?

MM:Atëkohë, ishim nen administrimin e britanikëve, pastaj erdhën japonezet,ata na pushtuan dhe më pas vendin e lanë ne duar të tajlandezëve,te populli siamez. Ne dukje të ishim një top loje i cili munde të goditej nga kushdo që kalonte dhe të na hidhte te tjetri. Kjo me irritonte shume. Shihej qartë qe nuk ishim të respektuar. Ndieja në vete që ne duhej të ishim se paku si të tjerët.

Kjo ishte ajo që me shtyri, që Malajzia mund të ishte po aq me vlerë si gjithë vendet tjera. Kisha lindur këtu, isha rritur dhe edukuar këtu. Njerëzit për rreth ishin po ata njerëz me të cilët isha rritur. Ne e zhvilluam një mënyrë jete që ne e deshëm me zemër.

CNN: Në mandatin e juaj të pare, kritikët e juaj ju përshkruan si autoritar,diktator. E di që në të kaluarën ju i keni mohuar të gjitha këto. A duhet patjetër që të jetë një burrë i fortë, për ta lëvizur një vend drejt botës ne zhvilluar?

MM: Unë nuk qesh diktator, u zgjodha 5 here radhazi nga populli. Nuk ka ndodhur qe një diktator të tërhiqet; unë u tërhoqa. Mendoja që rasti për të punuar dhe realizuar gjëra të caktuara për vendin ishte diçka që më bënte shumë të lumtur..Nuk janë paratë që ju i fitoni, është thjesht kënaqësi pune.

Udhëtova nëpër shumë vende dhe shihja se si shumë vende të ndryshme ishin të përparuara, pse mos të ishte edhe Malajzia një nga ato? Iu qasem një analize thelbësore të aseteve tona, prirjeve tona,pozitës tonë. Duhej të dilnim me dizajnimin e një plani qe do të kontribuonte përparimit të vendit tonë.

CNN: A keni ndonjë ndjenje të keqardhjes nga mandati i juaj i parë?

MM: Jo edhe aq, ndieja që ky vend ishte multi- racor. Kjo nuk mund ta ndërrohej. Ishte diçka që doja ta bëja gjithnjë, nuk me pëlqente kur shihja pabarazi në shoqëri ne mes të pasurve dhe të varfërve,ne mes të racave. Ajo e destabilizon vendin. U angazhova që të sigurohej një zvogëlim i asaj pabarazie, kështu që të gjithë popujt bashkërisht do t’i shfrytëzonin pasuritë e vendit. Pata pak sukses dhe marrë në përgjithësi dështova. Sa do të doja që të kisha bërë më shumë. E dini. është vështire t’i ndryshosh njerëzit dhe mënyrën e jetës se tyre,brenda natës , kulturën dhe mënyrën e të menduarit. Do të përpiqem përsëri.

CNN: Ju e takuat gruan tuaj,Tun Siti,Hasmah,kur ishit ne studime universitare në mjekësi,cila ishte gjëja e pare që ju tërhoqi drejt saj?

MM: Realisht ne atë kohe nuk kishte shumë femra që studionin mjekësinë, ajo ishte e vetmja vajze malej. Natyrisht të gjithë ne gravitonim drejt vajzës së vetme në grup, dhe eventualisht. thuajse unë rashë në dashuri. Kishte pak femra që studionin në atë kohe dhe ajo ishte e vendosur të mbaronte studimet. Kjo në njëfarë mënyre shpjegon edhe karakterin e saj të fortë.

CNN:Ju të dy jeni të martuar tash e 62 vjet. Cili është sekreti i juaj?

MM:Ne u mësuam të jemi tolerant ndaj njeri tjetrit. Ne fillim,natyrisht, ne grindeshim shpesh, Unë jam shumë strikt në kohë dhe gjëra tjera. Kurse ajo i merr të gjitha gjërat me ngadalë, madje vonohet, e kështu me radhë. Grindeshim për gjëra të tilla por shpejt e kuptova që nuk do të mund ta ndryshoja, ashtu siç nuk do të mundte as ajo të më ndryshonte mua dhe ne u pajtuam me fatin që ishim të ndryshëm.

Ajo ka të njëjtën ndjenjë për gjerat që unë besoj në to- rreth besnikërisë, vendit, të punosh për vendin tënd e kështu me radhe .Ajo me shoqëron mua kudo që shkoj. Ne njëfarë mënyre është po aq e përkushtuar për ndjenjën e besnikërisë dhe patriotizmit që unë e kam.

CNN:Ju tani jeni 93 vjeçar,megjithatë ju dilni në punë çdo ditë, ju udhëhiqni një vend,shëtitni botën. Nga vjen ky durim?

MM: Kronologjikisht mosha ime është 93 vjeçar, biologjikisht duket se mosha ime nuk është aq. Ndonjëherë njerëzit janë me të rinj sesa moshën që kanë. Kam pasur një jetë shumë të qetë. Nuk e teproj me asgjë. Asnjëherë nuk ushqehem derisa fryhem (ngihem), janë disa gjera që thjesht nuk i praktikoj. Sëmurem ndonjëherë,siç e dini kam pasur operacion zemre por në përgjithësi përkujdesem për shëndetin tim.

CNN:Ju jeni lider i një vendi të moderuar me shumicë myslimane. Ne vitin 2003 ju bëtë thirrje qe Islami të evoluojë. Ngjau kjo?

MM:Islamin që ju e shihni sot, nuk është islami të cilin e mëson feja .Është islami i cili interpretohet nga njerëz të caktuar të fuqishëm, liderë, dijetarë,dhe të ngjashëm. Ne e shohim atë mjaft ndryshe nga mësimet origjinale të islamit të bazuara në Kuran. Ne kuptuam që islami i bazuar ne Kuran ishte shume i moderuar. Nuk mëson luftë, i thërret myslimanët të jene vëllezër, e ndalon vrasjen. Ne parim ne po i bëjmë të gjitha ato gjera qe janë të ndaluara në islam. Tani është interpretimi i islamit ai i cili e ka futur edhe një koncept shteti.

CNN:Sipas mendimit tuaj, janë tani këto interpretime që po e udhëheqin fenë tuaj?

MM:Po,dikush kalon këtupari,bëhet lider i popullarizuar , interpreton gjerat ne mënyrën e vet : qe duhet të luftoni,duhet të vrisni,të jeni kundër besimtare të feve tjera. Edhe ne mesin tuaj ju nuk pajtoheni me ata qe japin interpretim ndryshe. Këto gjera kanë sjelle jo stabilitet,madje kanë prodhuar konflikte dhe luftëra madje edhe luftëra brenda një kombi.

CNN:Në fund kryeministër,si do të donit që njerëzit të ju kujtojnë?

MM:Kam bindjen qe porsa të mos jeni afër, njerëzit janë shumë të prirë të zhvlerësojnë çdo gjë qe ju keni bërë dhe do të thonë gjëra të pahijshme për ju. Për mua ,kjo nuk ka rëndësi. Nuk do të jem këtupari për t’i dëgjuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit