4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Paniku pas tragjedisë italiane, Bullgaria vendos të rikonstruktojë të gjitha urat

Më të lexuarat

Bullgaria ka vendosur të rinovojë më shumë se 200 ura, pas shembjes së një ure në qytetin italian, Gjenova, është bërë e ditur në një njoftim qeveritar të enjten, transmeton Reuters.

Një total prej 211 urave, shumica e të cilave janë ndërtuar 34 apo 40 vjet më parë janë në gjendje të keqe, ka thënë ministria për Zhvillim Rajonal në një takim qeveritar. Sipas REL, kryeministri bullgar, Boyko Borisov ka thënë se të gjitha urat duhet të rinovohen dhe të forcohen. “Qoftë përmes kredive, të cilat më pas duhet t’i pagujmë me taksa, apo përmes buxhetit, dua që të gjitha urat të rinovohen në kohën e njëjtë”, ka thënë ai në një takim një ditë më parë.

Bullgaria, shteti më i varfër në Bashkimin Evropian, ka pranuar për dekada ndihmë financiare nga Evropa për të modernizuar infrastrukturën.

Ky shtet është pothuajse katër herë më i madh se Belgjika, mirëpo ka 777 kilometra autostradë, pjesa më e madhe e cilave janë në gjendje të keqe.

Një urë e autostradës që është shembur të martën në Itali, në kohën që po binte një shi i rrëmbyeshëm ka lënë të vdekur të paktën 38 persona dhe ka plagosur 16 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit