0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ekonomia turke që nga dita e djeshme ka regjistruar një trend pozitiv

Më të lexuarat

“Turqia nuk është në favor të luftës ekonomike, por është e paimagjinueshme që ajo të ngelet e heshtur kur sulmohet”, tha zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Turqisë Ibrahim Kalın

 

Zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Turqisë Ibrahim Kalın, sot në Ankara deklaroi se ekonomia turke që nga dita e djeshme ka regjistruar një trend pozitiv dhe se presin vazhdimin e këtij trendi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia nuk është në favor të luftës ekonomike, por është e paimagjinueshme që ajo të ngelet e heshtur kur sulmohet”, ka thënë Kalın në një konferencë për gazetarët në Ankara.

Ibrahim Kalın më tej deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të një prifti marrëdhëniet me Turqinë i vënë në pikën e shkatërrimit të plotë dhe se nuk kanë bërë asgjë mbi çështjen e FETO-s dhe PKK-së.

“Derisa ata (SHBA) për shkak të një prifti i sjellin marrëdhëniet deri në pikën e shkatërrimit të plotë, deri aty që të humbin një vend si Turqia, ne nga administrata amerikane, as ajo e Obamës, as e Trumpit, ende nuk kemi parë asnjë hap konkret mbi çështjen e FETO-s dhe PKK-së, ndërsa këto janë dy gjëra themelore legjitime dhe urgjente për sigurinë kombëtare të Turqisë”, porositi Kalın.

Ai po ashtu bëri të ditur se Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot do të zhvillojë bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, kurse nesër me presidentin francez Emmanuel Macron.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit