Një ditë pas përfundimit të festivalit “SunnyHill” që u mbajt gjatë tri ditëve të fundit në Prishtinë, parku më i madh i kryeqytetit – në të cilin u organizua festivali – është mbuluar nga mbeturinat.
Përpos mbeturinave të shumta që kanë mbetur nëpër tokë, është vërejtur edhe dëmtim i gjelbërimit.
Ende nuk është parë askush të ketë filluar me pastrimin e parkut të Gërmisë, të cilin shumë qytetarë e vizitojnë gjatë çdo dite.