-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

RADIKAL!

Më të lexuarat

Sunullah ISLAMI

Këto ditë syri im sheh në rrjetet sociale një çfarë portali me emrin reporter i cili “dhunshëm” me sponsored (duke i sponzoruar shkrimet e tyre) na shqetëson me postime të lodhura kinse dëshiron të tregojë se paska radikala islamikë n’trevat shqiptare.

Pas burgosjes së padrejtë të hoxhallarëve në Kosovë dhe lirimin e tyre marrëdhëniet ndër-shqiptare sadopak u relativizuan, dhe tash del ky portal, i cili prapë po e ceki “dhunshëm” miret me këto tema bajate. Ajo që është brengosese është kur pashë RTK-në (medium i cili mirëmbahet nga tatimpaguesit) kishte postuar pikërisht një shkrim nga ky portal dhe ja prapë fillojnë debatet dhe të sharat brenda shqiptare. Këto lajme lënë përshtypjen se problemin kryesor e kemi RADIKALIZMIN ISLAMIK e jo autobusët që për çdo ditë ikin nga shqiptaria e jo nga radikalizmi (sepse me shqiptarinë udhëheqin njerëz me kravata e jo me mjekra).

Ti kthehem temës “radikal”- se ka apo jo ekstremistë apo radikalë brenda muslimanëve ka kush na tregon e ato janë hoxhallarët e nderuar të cilët janë kompetent e jo lloj-lloj analisti nga Tirana, Prishtina e Shkupi! Sipas jush, radikal është personi i cili ka mjekër dhe i është përkushtuar adhurimit të Allahut, nuk pi birra, nuk shkon në diskoteka! Ok ta zëmë këta radikalë kanë dalë nga fillimi i viteve të 90-ta! Po më tregoni çfarë dëmi nga këto radikalë u pa 20 vitet e fundit?

Tregomë: vrasje, dhunë, drogë, rrahje, kërcënime; nxirri argumentet në tavolinë shoku lëri pallavrat! Pastaj unë ua parashtroj një pyetje: pse nuk flisni për radikal-izmin e vërtetë- radikalizmin serb që kanë vrarë, kanë dhunuar motra shqiptare, kanë masakruar fëmijë, kanë djegur shtëpia? Mos harroni se atje në Serbi ekziston parti radikale! Aloooo…! Nuk po i etiketojmë por ata vet me krenari e thonë jemi radikalë sa që partinë e kanë emëruar “Radikalna Stranka”! Kjo parti e cila qeverisë me një shtet midis Evropës, parti e cila lideri i tyre Vojislav Sheshelj akuzohet në Hagë për krime lufte ndaj civilëve! Vrasje, dhunime, terror i vërtetë, masakrime, e gjithë kjo në emër të kësaj ‘Radikalna Stranka” e ju heshtni ndaj kësaj e merreni me radikalët që sipas jush, gjenden brenda popullit tuaj.

Kështu pastaj ndodhin përçarje brenda-shqiptare, brenda familjare etj! Ju me këtë pompozitet që i bëni kësaj “çështje” e dëmtoni edhe turizmin shqiptar! Cili i huaj kishte me ardhur me një vend të mbushur me radikalë që vrasin njerëz (ashtu qysh ju e përshkruani)? Fatkeqësisht, ju ende merreni me radikalë në mesin e shqiptarëve në vend që të flisni për radikalët e vërtetë (serb) në një kohë ku po kjo Serbi vazhdon akoma të na bëjë probleme neve si popull!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit