2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipti voton sot për president

Më të lexuarat

Qendrat e votimit janë hapur në orën tetë të mëngjesit në Egjipt për të votuar për zgjedhjen e presidentit të këtij vendi.

Kjo është hera e parë që egjiptasit do të votojnë për një president që kur ish-lideri Hosni Mubarak i cili u largua nga pushteti në fillim të vitit 2011, transmeton REL.

Në garë për president janë 13 kandidatë, edhe pse një nga kandidatët është tërhequr.

Disa nga kandidatët në garë kanë shërbyer si zyrtarë gjatë kohës së Mubarakut që ishte në pushtet për gati 30 vjet. Ndërsa, të tjerët kandidatë janë përfaqësues të partive politike dhe të mbështetur nga grupe islamike.

Më shumë se 50 milionë njerëz kanë të drejtë vote sot dhe nesër.

Rezultatet zyrtare nuk priten deri më 29 maj./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit