Ambasada palestineze në Kajro, bëri të ditur se Khadija Arafat vdiq gjatë trajtimit në një spital në Kajro
RAMALLAH (AA) – Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Khadija Arafat, motra e ish udhëheqësit palestinez Yasser Arafat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasada palestineze në Kajro, bëri të ditur se Khadija Arafat vdiq gjatë trajtimit në një spital në Kajro, por nuk janë dhënë detaje tjera për vdekjen e saj.
Siç bën të ditur ambasada, Khadija do të varroset sot në varrezat e Gjysmëhënës së Kuqe në Kajro.
Që nga viti 1994, kur u kthye në Gaza, Khadija punoi në një organizatë humanitare për mbështetje të palestinezëve.