-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“SHBA vazhdon të jetë një aleat dhe mik i mirë i Turqisë”

Më të lexuarat

Ambasada e SHBA-ve në Ankara: Përkundër tensioneve aktuale, SHBA vazhdon të jetë një aleat dhe mik i mirë i Turqisë. Shtetet tona kanë një marrëdhënie të gjallë ekonomike

 

ANKARA (AA) – Ambasada e SHBA-ve në Ankara duke mohuar lajmet se një zyrtar amerikan ka paralajmëruar se dollari do të jetë 7 lira turke është shprehur se “Përkundër tensioneve, SHBA vazhdon të jetë një aleat dhe mik i mirë i Turqisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasada në një deklaratë nga rrjeti social Twitter është shprehur se miqësia dhe marrëdhëniet si aleatë mes të Turqisë dhe SHBA-ve po vazhdon.

“Përkundër tensioneve aktuale, SHBA vazhdon të jetë një aleat dhe mik i mirë i Turqisë. Shtetet tona kanë një marrëdhënie të gjallë ekonomike. Për këtë janë tejet të pakëndshme lajmet plotësisht të pabaza dhe të papërgjegjshme në drejtim të asaj se një zyrtar amerikan ka parashikuar se dollari do të bëhet 7 lira turke (TL). Kjo është një gënjeshtër e sajuar dhe e pabazë”, theksohet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit