-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Omer b. El-Hattabi dhe sigurimi social

Më të lexuarat

Omer b. El-Hattabit, udhëheqësit të muslimanëve, për së pari herë iu dha mundësia që të realizojë projektin e solidaritetit shoqëror. Këtë e realizoi në një mënyrë ideale që në histori, deri atëherë, nuk njihej një gjë e tillë. Ishte ky udhëheqës i madh i cili sigurimit social i dha statusin normativ, e jo të bamirësisë dhe humanitetit.

Historia, me krenari dhe entuziazëm, shënon faktin se hazreti Omeri, r.a., ishte i pari që themeloi sistemin e plotë të solidaritetit social, dhe atë në bazë të mësimit islam. Për kulmin e lart që arriti ky sistem në precizitet, përkujdes dhe zbatim tregon fakti se njerëzit, shekuj me radhë, flisnin me mall për të.

Sistemi që ngriti Omeri r.a. mbështetjen e gjen te divanet apo katalogët në të cilët ishin të shkruar të gjithë emrat e qytetarëve të Shtetit islam, të cilëve, në përputhje me hallin dhe statusin e tyre, u ishte caktuar edhe një shumë të ardhurash materiale. Për shembull, një të sapolinduri i dhurohej njëqind dërhem. E kur të rritej pak, i jepej dyqind dërhem. Sa më shumë të rritej fëmija, po aq i rriteshin edhe të ardhurat.[1]

Në rast se ndonjë gjë e pakëndshme i ndodhte ndonjë qytatari, që jetonte në kuadër të Shtetit islam, Omeri r.a. përgjegjësinë e merrte vetë për sipër. Andaj dhe shpesh thoshte: “Edhe deveja po të ngordhte në brigjet e Eufratit nga lënia dhe pakujdesia, kam frikë se në Ditën e Gjykimit edhe për të do të jap llogari”.[2]

(Shkëputur nga libri: Socijalne kategorije ljudi u svjetlu islamskog ucenja i padagogije, të autorit, fq. 138-139, Novi Pazar, 2010.)

Përkthyes:
M. A.

____________________

[1] Muhammed Se’id El-‘Amudi, Min Tarihina, fq. 220; Ibn S’ad, Et-Tabekat, 3/46.
[2] Taberiu, Tarihu-t-Taberi, 4/202-203.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit