8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Eksportet turke i kaluan 14 miliardë dollarët në korrik

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë muajin e kaluar eksportet turke u rritën me 11.8% duke shënuar shifrën më të lartë të deritanishme për muajin korrik, 14,1 miliardë dollarë.

 

Në korrik eksportet e Turqisë thyen rekord.

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) në muajin korrik eksportet kanë treguar një rritje mujore 11,8% dhe kanë kapur shifrën e 14,1 miliardë dollarëve.

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan shifrat e eksportit i publikoi në një konferencë shtypi organizuar në ministri bashkë me kreun e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), Ismail Gyle (İsmail Gülle).

Sipas të dhënave të TIM në 12 muajt e fundit eksportet janë rritur me 8,1% dhe kanë arritur në nivelin e 163,3 miliardë dollarëve.

Ndërsa raporti i mbulimit të importit me eksport për muajin korrik është rritur nga 58,7% në 70,1%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit