Al-Assad duke folur për agjencionin e lajmeve ruse TASS tha se “Qytetarët e Idlibit ose do të dorëzohen ose do të vdesin”
IDLIB (AA) – Lideri i regjimit në Siri, Bashar al-Assad, kërcënoi banorët e Idlibit dhe punonjësit e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) me vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Al-Assad duke folur për agjencionin e lajmeve ruse TASS tha se “Qytetarët e Idlibit ose do të dorëzohen ose do të vdesin”.
Ai potencoi se Idlibi është në mesin e prioriteteve të tyre, ndërsa Ushtrinë e Lirë Siriane dhe punonjësit e Mbrojtjes Civile i cilësoi si “terorristë”.
Lideri i regjimit sirian tha se do t’u japë “fund” zyrtarëve të Mbrojtjes Civile të cilët refuzojnë të dakordohen me regjimin, duke theksuar se objektiva e tyre tani është Idlibi.
“Do të bëjmë atë që është e nevojshme kudo që janë terroristët”, tha ai duke kërcënuar rreth 3 milionë civilë.
Qyteti Idlib në veriperëndim të Sirisë është shpallur “zonë e deeskalimit” në bisedimet e mbajtura në Astana më 4 dhe 5 maj. Por, regjimi dhe mbështetësi i tij, Rusia, kohë pas kohe vazhdojnë ta sulmojnë Idlibin.