2.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Prifti që po pengon ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, dikur e bekoi Arkanin në mes të Prishtinës (Video)

Më të lexuarat

Më 5 dhjetor të 1992, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ishte vënë gurthemeli i Kishës ortodokse serbe të ashtuquajturës “Kisha e Krishtit Shpëtimtar”.

Në këtë ceremoni të bërë kur në Kosovë funksiononte pushteti okupues serb, morën pjesë qindra personalitete të njohura, shumica nga Serbia, transmeton Indeksonline.

Atë ditë, përveç gjithë kreut të Kishës tradicionalisht shoviniste dhe antishqiptare serbe, në Prishtinë kishte zbarkuar edhe serbi që i komandonte paramilitarët e quajtur “Tigrat”, Zheljko Razhnatoviq – Arkan (minuta 14:57).

Arkani mori pjesë në gurëthemelin e kësaj kishe, ndërtimi i së cilës do të përfundonte pas shtatë vitesh.

Në këtë ceremoni, krimineli Arkan madje ishte bekuar nga prifti, tani igumen i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, që atë kohë ishte i ri në moshë.

Sot, Sava është njëri ndër personat që po e pengon më së shumti ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë.

Madje, Sava Janjiç kishte thënë se ndërtimet në këtë rrugë po bëhen jashtëligjshëm, për çka ishte ankuar edhe te përfaqësuesit e BE-së, OSBE-së, KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës.

Në videon e realizuar në ditën e vënies së gurthemelit të kishës, shihet Sava Jajniç duke bekuar Arkanin (minuta 14:27-15:28).

https://www.youtube.com/watch?v=Vn-eZkqeu4E

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit