Pilafi është ushqim i shpejtë dhe i lehtë për tu përgatitur. Përdoret shumë shpesh si ushqim përcjellës i gjellërave të ndryshme në kuzhinën shqiptare.
Përbërësit:
3 gota oriz
6 gota ujë
1 filxhan vaj
1 lugë gjelleje kripë
1 grusht fide per supë sipas dëshirës
Biber i zi
Sipas deshires(ereza te ndryshme)
Përgatitja:
Një grusht fide e skuqim në vaj, pastaj ia shtojmë orizin e larë me ujë të nxehtë dhe i fërgojmë të dyja për afër 3 min. Pastaj ia shtojmë ujin e vluar, kripën dhe biberin. E mbyllim kapakun e tenxheres, e ndalim pllakën e stufës , dhe nuk hapim kapakun për së paku 20 min.
Pilafi zihet për gjysmë ore. Servohet me kos, mishëra dhe perime të llojllojshme.
gatimetshqiptare
motraime