Një dobi e madhe dhe shumë e përmendur që vjen nga ushtrimet është se ju do të keni gjumë më të mirë. Por përfitimet që vinë nga ushtrimet nuk përfundojnë aty. Poshtë janë 100 përfitime tjera që vinë nga ushtrimet (jo domosdoshmërish të renditura sipas rëndësisë)
1. Ulin tensionin e gjakut
2. Ulin nivelin e kolesterolit
3. Rrisin përqendrimin e lipoproteinës me densitetit të lartë (HDL ose kolesterolit “të mirë” në gjak)
4. Ulin rrezikun për sëmundjet koronare të zemrës
5. Rrisin efikasitetin e zemrës dhe ulin nivelin e pushimit të saj
6. I bëjnë muskujt e zemrës më të shëndoshë
7. Përmirësojnë funksionin tkurrës të zemrës
8. Forcojnë mushkrit
9. Përmirësojnë funksionet e frymëmarrjes
10. Përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë kardiovaskulare
11. Ofrojnë më shumë oksigjen në trup, përfshirë organet dhe muskujt
12. Ofrojnë më shumë furnizim me lëndë ushqyese në trup
13. Ulin rrezikun për sulm në tru
14. Lehtësojnë dhimbjet nga venat e zgjeruar
15. Rrisin nivelin metabolik
16. Nxisin tretjen
17. E bëjnë tretjen më të efektshme
18. Nxisin lëvizjet e zorrëve duke rezultuar në eliminimin më të mirë të mbeturinave
19. Ulin rrezikun për kancer të zorrës së trashë
20. Forcojnë dhe zhvillojnë muskujt
21. Rrisin efikasitetin e muskujve
22. Përfitojnë nyjet për shkak të muskujve më të fortë
23. Ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të kërcit në nyje
24. Lehtësojnë tensionet muskulore
25. Ndihmojnë në problemet e shpinës
26. Rrisin fleksibilitetin dhe zhdërvjelltësinë e muskujve
27. Përmirësojnë shpejtësinë e tkurrjes së muskujve dhe kohën e reagimit
28. Lëkurë më e shëndoshë bazuar në faktin se poret e lëkurës hapën më shumë gjatë ushtrimeve që rezulton me heqjen e papastërtive
29. Djegin dhe largojnë toksina nga trupi
30. Rrisin rrjedhjen e gjakut në tru
31. Nxisin rritjen e qelizave nervore në qendrën e kujtesës në trurit
32. Përmirësojnë indekse të ndryshme të funksionimit psikologjik
33. Përmirësojnë funksionimin e trurit duke e rritur sasinë e oksigjenit në dispozicion të tij
34. Rrisin ndjenjën e të qenurit mirë
35. Rrisin rezistencën ndaj dhimbjes sepse ngritin nivelin e endofinit
36. Rrisin ndjesinë e eksitimit
37. Zvogëlojnë mërzinë
38. Ulin shqetësimin dhe tensionin
39. Ulin stresin stresin duke e hequr acidin laktik nga gjaku
40. Ndihmojnë në ankth dhe/ose dhimbje sepse efekti qetësues i stërvitjes zgjat për disa orë
41. Rrisin disponimin
42. Reduktojnë ankthin në mënyrë më efikase dhe më të sigurt sesa medikamentet për reduktimin e ankthit
43. Rrisin energjinë
44. Përmirësojnë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin pasi trupi dhe mendja përmirësohen dhe forcohen
45. Rrisin ndjenjën e vetëkontrollit
46. Ofrojnë kënaqësi dhe argëtim
47. Shkarkojnë nga zemërimi dhe emocionet negative
48. Reduktojnë depresionin me më efikasitet sesa psikoterapia afatshkurtër ose afatgjatë
49. Rrisin koordinimin, fuqinë, aftësinë e ndjekjes së ritmit dhe ekuilibrin
50. Përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar
51. Zbusin ashpërsinë e astmës
52. Përmirësojnë funksionimin e organeve
53. Mund të lehtësojnë dhimbjet e kokës të shkaktuara nga tensioni
54. Mund të zvogëloj dëshirën për të pirë duhan sepse adrenalina dhe lehtësimi i stresit nga një stërvitje e shkurtë mund të zëvendësoj ndjenjën e ngjashme që duhanpirësi merr nga duhani
55. Djegin kalori
56. Shtyjnë trupin të përdorë kaloritë më me efikasitet
57. Ndikojnë në humbjen e peshës
58. Ndihmon në mbajtjen e peshës konstante pasi e keni humbur peshën e tepërt
59. Mund të ju ndihmojnë ta përmbani apetitin
60. Zvogëlojnë indet e yndyrës
61. Përmirësojnë pamjen fizike
62. Përmirësojnë pikëpamjen se si njeriu e sheh trupin
63. Përmirësojnë densitetin e kockave dhe parandalojnë osteoporozën
64. Zvogëlojnë parehatinë në nyje
65. Ndihmojnë në menaxhimin e artritit
66. Ju mundësojnë të ndiheni më mirë për trupin tuaj dhe për rrjedhojë ta shijoni më shumë seksin
67. Rrisin aftësinë për ta arritur orgazmën
68. Japin kënaqësi më të mëdha seksuale
69. Mundë të zvogëlojnë ose eliminojnë impotencën për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut
70. Parandalojnë ose menaxhojnë diabetin e tipit 2
71. Ndihmojnë insulinën të punoj më mirë, ulin sheqerin në gjak
72. Kanë një efekt të rëndësishëm shërues në nivelin e fibrinogjenit
73. Lehtësojnë dhimbjet menstruale
74. Përmirësojnë performancën atletike
75. Mund të ua zgjasin jetën
76. Rrisin cilësinë e jetës
77. Zvogëlojnë dhimbjen dhe paaftësinë
78. Përmirësojnë grumbullimin e glikogjenit
79. Zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit të zorrës së trashë, prostatës, mitrës dhe gjirit dhe sëmundjeve tjera kronike.
80. Rregullojnë hormonet
81. Ju ndihmojnë të mposhtni ose të tejkaloni sëmundje e lëndime
82. Mund të zvogëlojnë faturat mjekësore
83. Zvogëlojnë ankthin duke shkaktuar më pak shqetësime për shëndetin
84. Mund të ndikojnë në një performancë më të mirë në punë
85. Ju mbajnë të pavarur kur të plakeni
86. Mund ti mbajnë çmimet e sigurimeve shëndetësore me të ulëta
87. Ju bëjnë më atraktiv për bashkëshortët potencial
88. Ju mundësojnë një shtatzëni të shëndetshme
89. Ua rrisin energjinë dhe aftësinë për t’i bërë gjërat që i pëlqeni
90. Ua mundësojnë të jeni më produktiv dhe më pak të penguar nga stresi dhe depresioni
91. Mund të ju ndihmojnë në rritjen e të ardhurave për shkak të rritjes së energjisë
92. Ju mundësojnë të jeni më familjarë me trupin tuaj dhe funksionimin e tij
93. Mund të ju stimulojnë mentalisht
94. Ju lejojnë të hani më shumë pa shtuar peshë
95. Sigurojnë një pushim të shëndetshëm nga puna
96. I shtojnë jetës më shumë diversitet
97. Të japin më shumë aftësi për ta mbrojtur vetën dhe të dashurit tu nëse është e nevojshme
98. Të sigurojnë një nivel me të lartë më vonë, siç është “niveli i lartë i vrapuesve” (runners’ high)
99. Siguron një vigjilencë e gjallëri më të shtuar
100. Zvogëlon inflamacionin/KohaIslame.com/