Oksana Shacko, themeluesja e lëvizjes “FEMEN”, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Paris. Grupi i saj, është i njohur për organizimin e protestave topless kundër fesë, qeverisë dhe figurave politike.
Fillimisht lajmi i vdekjes, u dha nga shoqja e saj Paris Burns për kanalin Telegramm të hënën në darkë.
“Oksana Shacko ( një nga themelueset e FEMEN) vrau veten sot, më 23 korrik në apartamentin e saj në Paris. Ndërsa policia franceze mori trupin e saj për ekspertizë. Oksana,e cila punonte si artiste kishte arritur të mbijetonte edhe gjatë dy tentativave të tjera për vetëvrasje”, lexohej në mesazhin e saj.