Shkrimtari i njohur brazilian Paulo Coelho ka dërguar mesazh mbështës për futbollistin me origjinë turke, i cili braktisi kombëtaren e Gjermanisë për shkak të sulmeve raciste dhe presionit pas dështimit të Gjermanisë në Botërorin “Rusi 2018”.
Shkrimtari brazilian Coelho në Twitter ka shkruar se ia vlenë të lexohet letra e hapur të cilën Özil e bëri publike për opinionin të dielën, ku kishte potencuar se përderisa kanë korrur fitore është llogaritur gjerman, ndërsa sapo përfaqësuesja filloi të humbasë, u bë emigrant.
“Özil, t’i çdo herë do të jesh triumfues, pavarësisht se çfarë ata kanë thënë atëherë dhe tani”, ka thënë Coelho.
Özil u gjet në shënjestër të mediave gjermane në maj, kur në Londër u takua dhe u fotografua me presidentin e Turqisë, Recep Taiyyp Erdoğan. Në takim gjithashtu ishin të pranishëm edhe lojtari i përfaqësueses gjermane me origjinë turke Ilkay Gundogan dhe lojtari i kombëtares turke Cenk Tosun.
Sulmet raciste ndaj futbollistëve Özil dhe Gundogan u shfaqën shkurtimisht gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, dhe më pas përsëri shpërthyen, ndërsa Özil është fajësuar më tej si një nga fajtorët kryesorë për dështimin e Gjermanisë në Botëror.