3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

“Në SHBA ka më shumë se 400 mijë skllevër modernë”

Më të lexuarat

Supozohet se në mbarë botën ka 40,3 milionë “skllevër modernë” dhe se më shumë se 400 mijë prej tyre ndodhen në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e Indeksit të Skllavërisë Globale të Fondacionit “Walk Free” thuhet se “skllavëria e kohës moderne” është më e përhapur në shtetet e zhvilluara.

Në raport skllavëria moderne cilësohet si “trafikimi njerëzor, puna e detyrueshme, robëria për shkak të borxhit, martesa e detyruar, abuzimi seksual, shitja dhe abuzimi i fëmijëve dhe vetë skllavëria”.

Duke vënë në dukje se numri i skllevërve modernë në shtetet e zhvilluara është shumë më i lartë se ajo që mendohet, supozohet se në SHBA ndodhen 403 mijë skllevër modernë.

Në raport thuhet se 1 në çdo 800 persona në SHBA jeton si skllav modern.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, sipas raportit, jetojnë 136 mijë skllevër modernë. Poashtu edhe në shtetet si Australi, Francë dhe shtetet tjera të Evropës janë rritur parashikimet në lidhje me numrin e skllevërve modernë.

Sipas raportit në Korenë e Veriut ka 2,6 milionë skllevër modernë. Këtë shtet e ndjekin Eritrea, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore dhe Afganistani. Ndërsa në Indi numri i i skllevërve modernë i cili në vitin 2016 ishte 18,4 milionë ka rënë në 8 milionë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit