8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Indonezi, dënohet me vdekje ideologu i DEASH-it, Aman Abdurrahman

Më të lexuarat

Disa qindra policë siguruan gjykatën në Xhakartë, në të cilën sot iu shqiptua verdikti Abdurrahman-it

 

XHAKARTË (AA) – Gjykata indoneziane dënoi me vdekje Aman Abdurrahman-in për shkak se u ka dhënë urdhër militantëve të lidhur me organizatën terroriste DEASH që të kryejnë sulme, përfshirë edhe sulmin me bombë në Starbucks në Xhakarta në janar të vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Disa qindra policë siguruan gjykatën në Xhakartë, në të cilën sot iu shqiptua verdikti Abdurrahman-it. Policia dhe prokuroria pohojnë se Abdurrahman ishte ideologu kyç i militantëve të DEASH-it në Indonezi, vend me popullsinë më të madhe muslimane në botë.

Frika për sulme të reja terroriste në Indonezi është rritur pas sulmeve vetëvrasëse muajin e kaluar në qytetin e dytë për nga madhësia Surabayi, i cili u krye nga një familje, në mesin e të cilëve ishin edhe fëmijët e tyre.

Policia thotë se prijësi i këtyre sulmeve ishte pjesë e rrjetit terrorist të inspiruar nga Abdurrahman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit