-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Liban – Njoftohet formimi i qeverisë së re të vendit

Më të lexuarat

Libani që nga sot ka një qeveri të re, një kabinet konsesual që u arrit të formohej pas një bllokazhi për një periudhë një vjeçare nga kampet kundërshtare në vendin e lodhur dukshëm edhe nga konflikti në Sirinë fqinje, që ka rezultuar në një përçarje dhe në një rivalitet të thellë mbarë rajonin libanez.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në Liban, Souheil Bouji, njoftoi sot krijimin e një kabineti qeveritar të përbërë nga 24 ministra dhe të kryesuar nga Tammam Salam, që ka arritur, për herë të parë përgjatë tre viteve, të bashkojë dhe përfshijë kampin e fuqishëm të lëvizjes shiite të Hezbollahëve dhe kampin rival të tyre, të kryesuar nga ish-kryeministrit i Libanit, Saad Hariri. 24ore/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit