7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Britani, arrestohet kosovari që provoi të martohej “për letra”

Më të lexuarat

Një burrë nga Kosova është arrestuar pak momente para se të merrte pjesë në një “martesë të rrejshme” në Blackburn, Britani.

Duke reaguar ndaj një lidhjeje e cila mund të mos ishte e vërtetë, zyrtarë nga Zyra për Emigracion shkuan në Zyrën e Regjistrimit, në Northgate, pak para orës 16 (më 14 shkurt).

Pak minuta para se të fillonte ceremonia, zyrtarët e Emigracionit intervenuan dhe arrestuar 29 vjeçin pasi u zbulua paraprakisht se ai po qëndronte ilegalisht në Britani.

Ai ishte duke u martuar me një britanike 20-vjeçe, e cila gjithashtu u mor në pyetje nga policia por që më pas u lirua. “Dhëndri” është ndaluar dhe pritet vendimi për dëbim nga Britani, raportojnë mediat në Britani, transmeton Koha.net.

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Emigracion në Lancashire, Karen McDonough, ka thënë se janë duke punuar për së afërmi me zyrën e regjistrit për të “penguar martesat e rrejshme dhe partneritetin civil”.

“Ky operacion është edhe një shembull i suksesit që jemi duke e arritur. Kudo që ka dyshime se një marrëdhënie nuk është e vërtetë, ne do të hetojmë dhe, nëse është e nevojshme, do të intervenojmë për ta stopuar atë”, ka theksuar më tej ai.

Martesa e rrejshme apo partneriteti civil zakonisht ndodh kur një shtetas jo-evropian martohet me dikë nga Zona Ekonomike Evropiane si mjet për të siguruar lejeqëndrimin afatgjatë dhe të drejtën e punës si dhe të mirat tjera në Britani./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit