1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vjet në Kosovë lindën mbi 23 mijë foshnje, dominojnë emrat Sara dhe Ajan

Më të lexuarat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Lindjeve në Kosovë për vitin 2017.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2017, nga zyret e gjendjeve civile, ku janë grumbulluar gjithsej 30 275 fleta statistikore për lindje DEM-1.

Këto të dhëna tregojnë se 23.563 raste janë lindje brenda territorit të Kosovës, prej tyre lindje të gjalla janë 23.402, kurse 161 janë lindje të vdekura. Ndërsa, 6.712 raste janë lindje jashtë territorit të Kosovës.

Koeficienti i vitalitetit është 2.7 (raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve). Koeficienti i maskulinitetit është 111.2. Koeficienti i lindjeve të vdekura (shkalla e të lindurve të vdekur) në 1000 të lindur ishte 6.9 promil (Lindjet në Kosovë).

Në institucionet mjekësore janë kryer 99.8% të lindjeve, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.

Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare, me 36.1%; 30-34 vjeçare, me 25.6%; 20-24 vjeçare, me 20.7%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 17.7% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave, që kanë lindur fëmijë në vitin 2017, ishte 29 vjeç.

Në vitin 2017, 37.8% e nënave kanë lindur fëmijën e parë; 31.8% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.7% e nënave fëmijën e tretë, e kështu me radhë.

Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucionet shëndetësore numri më i madh i foshnjave ishte me peshë 3 000-3 499 gr. ose 37.3% e foshnjave; 3 500-3 999 gr. ose 31.5% e foshnjave, 2 500 –

2 999 gr. ose 13.6% e foshnjave, etj. Foshnjat e lindura gjallë, me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.

Binjakë u lindën 654 foshnje, ndërsa treneq e më shumë u lindën 21 foshnje.

Sipas përgatitjes shkollore të nënave, dominojnë nënat me shkollë të mesme, me 40.1%; nënat me shkollë fillore, me 27.4%; nënat me shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 25.2%, etj. Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2017 për vajza ishte emri Sara (148 raste), Jara (141 raste), etj. Ndërsa, emri më i shpeshtë për djem ishte: Ajan (246 raste) dhe Noar (226 raste).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit