3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Jep dorëheqje edhe një drejtor i AKI-së

Më të lexuarat

Artan Plakaj, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, është personi i tretë që e braktisë këtë institucion.

Burimet e Indeksonline brenda AKI-së, kanë thënë se, Plakaj ka dhënë dorëheqje për shkak të mospajtimit me menaxhimin e Bashkim Smakaj.
Dorëheqja e tij e qon në tre numrin e zyrtarëve të lartë që e lënë Agjencinë e Inteligjencës.
Kohë më parë, zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë vendim ai e kishte marrë pak ditë para se të raportojë në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së për aktivitetin e kësaj agjencie.
Vetë AKI, e kishte mbajtur të fshehur për një kohë lajmin për opinionin.
Ndërsa dorëheqje së fundi kishte dhënë edhe drejtori i antiterrorizmit në këtë institucion, Kujtim Qerimi.
Ai ishte raportuar që e la AKI-në për shkak të presioneve që kishte marrë nga krerët e këtij institucioni.
E pas të gjithë këtyre dorëheqjeve, e disa skandaleve në AKI, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi i dhanë edhe një mandat në krye të AKI-së, Bashkim Smakaj./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit