2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Guardian”: Nikoliq ka pak gjasë të bëjë koncesione rreth Kosovës

Më të lexuarat

Londër, 22 maj – Gazeta londineze “The Guardian” lidhur me fitoren e Nikoliqit konstaton se “shpresat e Serbisë për integrim me ritme të shpejta në Evropë kanë pësuar goditje kur Presidenti Boris Tadiqi humbi postin e tij me një rival më nacionalist”. Nikoliqin autori i shkrimit e quan “dikur nacionalist të sertë”, ndërsa Tadiqin, “pro perëndimor”.

“Rezultati ka përmbysur sondazhet parazgjedhore dhe pritjet në Bruksel, dhe mund ta plandosë Serbinë në një periudhë paralize politike, me një President të krahut të djathtë që ‘bashkëjeton’ (kohabiton) me një qeveri mbizotërueshëm të qendrës së majtë”, shkruan Ian Traynor.

“Tadiqi, kandidati i preferuar nga Perëndimi, nuk ia doli të fitonte një mandat të tretë presidencial, por do të mund të bëhej megjithatë kryeministër në qoftë se Partia e tij Demokratike tubon një shumicë parlamentare. Kjo do të paralajmëronte grindje të pafund në mes të kreut të shtetit dhe kryeministrit”, komenton më tej gazeta “The Guardian”.

Mirëpo, Tadiq pranoi menjëherë humbjen mbrëmë, ashiqare duke konkluduar se humbja në zgjedhje donte të thoshte se ai nuk mund të ishte kryeminstër, shkruan gazeta. “Nën Tadiqin, Beogradi së voni kishte marrë dritën e gjelbër për të nisur rrugën e gjatë të anëtarësimit në BE. Kishte shpresuar të niste negociatat gjatë këtij viti”.

“Tani më pak gjasa që bisedat për anëtarësim të nisin së shpejti, meqë Nikoliqi, dikur një figurë kyçe në një parti ekstreme nacionaliste, ka më pak gjasa të bëjë koncesione sa i përket Kosovës që Brukseli do t’i shihte të domosdoshme për hapje të negociatave”, shkruan gazeta, e cila citon Nikoliqin të ketë thënë mbrëmë “Serbia do të mbetet në udhën e BE së, por gjithashtu do ta mbrojë Kosovën. Serbia është vend modern. Unë do të bashkëpunoj me të gjithë”.

“I njohur si ‘varrëtari’ pasi që dikur ka punuar në një kompani varrimesh, president i ri i sapozgjedhur ka qenë më parë lart në kierarkinë e Partisë Radikale Serbe, krijesë e Vojisllav Sheshelit, një zot luftërash (warlord) në vitet 1990, që aktualisht po gjykohet në Hagë”, përfundon shkrimi i Ian Traynor it në gazetën e shtypur “The Guardian”kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit